Ballina Lajme Pasardhësi i Gvozdenoviç, Skënderbeu arrin akordin me trajnerin kryeqytetas

Pasardhësi i Gvozdenoviç, Skënderbeu arrin akordin me trajnerin kryeqytetas

636
0
Our Sponsor

Ernest Gjoka me shumë gjasa do të jetë pasuesi i Ivan Gvozdenoviçit te Skënderbeu.

 

Ksskenderbeu.com mëson se palët kanë arritur një akord paraprak, teksa ditën e nesërme do të ketë edhe një takim, për të konkretizuar marrëveshjen.

Our sponsor

Drejtuesit e klubit korçar nuk duan të humbin kohë për zyrtarizimin e trajnerit të ri, teksa Skënderbeu do të zbresë në fushë të enjten ku do të përballet me ekipin e Tiranës.

 

Vlen të theksohet fakti se skuadra e fundit që Gjoka ka drejtuar është Shkupi. Ai gjithashtu ka qenë edhe “timonier” i Ohod në Arabi, Shkëndijës së Tetovës, Kukësit, Kamzës, Vllaznisë, Flamurtarit, Apolonisë dhe Tomorit.

Artikulli paraprak3 pikë më pak se sezoni i kaluar, Ardian Takaj zbret në fushë
Artikulli tjetërGjoka e nis me barazim kundër Tiranës, trajneri i Skënderbeut: Në pjesën e parë skuadra si ai njeriu që mban 100 kile në kurriz

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu