Është sërisht, portali ynë që zbulon të rejat te Skënderbeu dhe ja ku vjen goditja tjetër në merkaton verore.
Pas sulmuesit afrikan që ka luajtur në Kinë, Tayo, i cili ka mbërritur në qytetin juglindor, Skënderbeu në këto momente mësohet se ka mbyllur marrëveshjen edhe me ish-lojtarin e Tiranës.
Albi Doka këtë sezon do të veshë fanelën e Skënderbeut dhe së fundmi kujtojmë që ka luajtur në Hungari te Ujpest.
Albi, kujtojmë se është rritur tek Akademia e Tiranës dhe në Shqipëri ka veshur vetëm fanelën bardheblu.
Në vitin 2020, Doka veshi fanelën e Gorica dhe më pas Honved, ndërkohë që së fundmi ishte në Hungari te Ujpest.
Nga ky moment Albi Doka është pjesë e Skënderbeut dhe pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.
Suksese Albi Doka, tashmë pjesë e Skënderbeut/Korça Boom











