Ballina Demtime Alarm për Shkëmbin, Josa fikson formacionin, kapiteni nuk u stërvit dje me...

Alarm për Shkëmbin, Josa fikson formacionin, kapiteni nuk u stërvit dje me grupin

106
0
Our Sponsor

Kur mbetet vetëm një ditë përgatitje për ndeshjen më të rëndësishme të kësaj jave, mes Skënderbeut dhe Partizanit, në kampin bardhekuq problemet nuk kanë fund për sa i përket formacionit.

Pas mungesave të sigurta të tre lojtarëve dhe dilemës “Progni” që mban pezull formacionin, i shtohet edhe kapiteni Bledi Shkëmbi. Dje numri dhjetë i skuadrës është stërvitur individualisht, duke trembur jo pak ambientin.

Kapiteni i Skënderbeut ka pasur një shqetësim në këmbë, çka e ka penguar të stërvitet me ekipin dhe ka vijuar veçmas grupit. Kjo ka ngjallur menjëherë frikë në kampin bardhekuq. Megjithatë, burime të sigurta pranë ekipit bëjnë me dije që lojtari do të jetë me siguri titullar në ndeshjen me Partizanin…

Our sponsor

 

Artikulli paraprakFormacioni, Progni mban “peng” korçarët, lojtari vijon të përgatitet i diferencuar
Artikulli tjetërKorçarët vijojnë bllokadën, ka edhe një plan “B”, mund të shtohen edhe 400 bileta

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu