Ballina Kampionati EKSKLUZIVE/ Firmos me Skënderbeun, ish-mbrojtësi i Tiranës! Ja kush është..

EKSKLUZIVE/ Firmos me Skënderbeun, ish-mbrojtësi i Tiranës! Ja kush është..

2178
0
Our Sponsor

Është sërisht, portali ynë që zbulon të rejat te Skënderbeu dhe ja ku vjen goditja tjetër në merkaton verore.

Pas sulmuesit afrikan që ka luajtur në Kinë, Tayo, i cili ka mbërritur në qytetin juglindor, Skënderbeu në këto momente mësohet se ka mbyllur marrëveshjen edhe me ish-lojtarin e Tiranës.

Albi Doka këtë sezon do të veshë fanelën e Skënderbeut dhe së fundmi kujtojmë që ka luajtur në Hungari te Ujpest.

Our sponsor
Advertisement

Albi Doka është mbrojtës krahu dhe luan edhe më i avancuar, ndërkohë që bardhekuqtë po kërkonin një mbrojtës dhe më së fundi e gjetën.

Albi, kujtojmë se është rritur tek Akademia e Tiranës dhe në Shqipëri ka veshur vetëm fanelën bardheblu.

Në vitin 2020, Doka veshi fanelën e Gorica dhe më pas Honved, ndërkohë që së fundmi ishte në Hungari te Ujpest.

Nga ky moment Albi Doka është pjesë e Skënderbeut dhe pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.

Në këtë mënyrë është sërish portali ynë që godet me gjetjen e futbollistëve që veshin fanelën bardhekuqe.

Suksese Albi Doka, tashmë pjesë e Skënderbeut/Korça Boom

 

Artikulli paraprakSUPERLIGA/ Mbyllet java e tretë. Skënderbeu i 3-ti në renditje me 4 pikë!
Artikulli tjetërTentohet ‘Olayinka e dytë’, Skënderbeu prezanton talentin nigerian

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu