Ballina Football SUPERLIGA/ Mbyllet java e tretë. Skënderbeu i 3-ti në renditje me 4...

SUPERLIGA/ Mbyllet java e tretë. Skënderbeu i 3-ti në renditje me 4 pikë!

1875
0
Rënditja
Our Sponsor

Java e tretë e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e sotme me dy takimet e fundit, Dinamo City – AF Elbasani dhe Tirana – Egnatia.

Në stadiumin “Elbasan Arena” Dinamo City fitoi ndaj AF Elbasanit me rezultatin 2-1. Tirana dhe Egnatia nuk shkuan më shumë se një barazim me rezultatin 1-1 në stadiumin “Niko Dovana”.

Të shtunën u zhvilluan edhe tre takimet e tjera të kësaj jave. Ndeshja Laçi – Bylis u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Our sponsor

Skënderbeu mori fitoren e parë në sezonin e ri, pasi triumfoi në shtëpi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Vllaznisë.

Partizani regjistroi triumfin e dytë radhazi, pasi mundi Teutën në stadiumin “Niko Dovana” me rezultatin 2-0.

rezultatet
Artikulli paraprakSuperliga/ Skënderbeu luan shanset, Vllaznia me mungesa të ndjeshme
Artikulli tjetërEKSKLUZIVE/ Firmos me Skënderbeun, ish-mbrojtësi i Tiranës! Ja kush është..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu