.jpg?resize=543%2C310)
Kthimi i Skënderbeut në Tiranë të martën në mbrëmje, fill pas ndeshjes me Dinamon e Zagrebit e vlefshme për “play-off” të Ligës së Kampioneve, nuk ka qenë shumë i thjeshtë.
Humbja 1-4, por dhe skualifikimi duket se i ka bërë korçarët që të varin kokën, ndonëse tashmë kanë dhe shansin tjetër të të luajturit në grupet e Ligës së Evropës.
Për të shtensionuar situatën në kthim kanë vlejtur batutat e presidentit të kampionëve, Ardian Takaj, i cili sipas “Panorama Sport” u ka kërkuar të tijve të mos ulin kokën.
“Ju jeni mërzitur për eliminimin në Ligën e Kampioneve, por keni harruar që jeni pjesëmarrës në grupet e Ligës së Europës si askush tjetër në Shqipëri.
Tani pres që skuadra të reagojë ndryshe në kampionat”, ka thënë Takaj.
Ndërkohë tashmë korçarët kanë nisur të mendojnë për Kukësin, ndeshjen e radhës për kampionatin e ri që sapo ka nisur.