Ballina Lajme “Avullojnë” biletat, dalin 1500 shtesë

“Avullojnë” biletat, dalin 1500 shtesë

39
0
Our Sponsor

Kompania private e shitjes së biletave ka bërë të ditur dje se janë shitur të gjitha. Në fakt, interesimi i jashtëzakonshëm ishte parë që disa ditë më parë, teksa ka pasur shitje të mëdha qysh në momentin e hedhjes së biletave në treg. Sipas kompanisë, të gjitha biletat janë shitur dhe kjo ka bërë që në treg të hidhen edhe e pakta 1500 bileta shtesë, pasi interesimi mbetet i madh. Sot pritet që qindra tifozë të mbërrijnë nga rrethet apo edhe nga jashtë Shqipërisë. Në mbrëmje është e sigurt se nuk mund të gjesh bileta në treg, pasi Skënderbeu ka objektivin madhor për të shkuar deri në grupe dhe të gjithë duan që t’i përjetojnë emocionet nga afër. Po ashtu, edhe merkatoja e fuqishme që kanë bërë korçarët e rrit më shumë kuriozitetin. Stadiumi “Skënderbeu” sot do të nisë të mbushet e pakta 3 orë përpara startit të ndeshjes.

Artikulli paraprakSkenderbeu-Krusejders, gjykon nje treshe austriake
Artikulli tjetërFOTOLAJM/ Progni sqaron episodin pas zevendesimit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu