Ballina Intervista Krasniqi: Më të fortë se Partizani, dua ta nis me gol

Krasniqi: Më të fortë se Partizani, dua ta nis me gol

84
0
Our Sponsor

Fitorja në Superkupë duket se motivoi bardhekuqtë në prag të nisjes së kampionatit dhe normalisht që ishte më se e nevojshme pas asaj vere të mbushur me dilema. Mirëpo, për Blerim Krasniqin, sulmuesin e kampionëve, tashmë sfida e vërtetë mbetet ajo ndaj Partizanit për të nisur si duhet sezonin e ri. Në luftë për të mbrojtur titullin kampion, Krasniqi e sheh Skënderbeun si pretendentin kryesor për fitimin e titullit, ndërsa ëndërron një gol në startin e këtij sezoni.

Krasniqi, si u ndiet pas fitimit të Superkupës?

Sigurisht që fitimi i atij trofeu ishte një plus shumë i madh për ne, pasi kishim vërtet nevojë për të marrë një fitore e, mbi të gjitha, ta nisnim sezonin në këtë mënyrë me një trofe. Jemi një grup i mirë lojtarësh me ndërthurje mes eksperiencës dhe të rinjve, prandaj mendoj se kur këto alternohen në mënyrën e duhur, gjithçka bëhet me e lehtë.

Our sponsor

Ishte e vështirë ta nisnit kështu pas asaj që ndodhi me ekipin në verë?

Besoj se vështirësia më e madhe ishte te fakti që ekipi pati shumë ndryshime nga sezoni i kaluar dhe jemi shumë lojtarë të rinj që nuk kemi pasur shumë minuta në këmbë gjatë edicionit që lamë pas. Por punuam në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë kësaj faze përgatitore dhe arritëm që të rikuperonim në kohë për të qenë gati. Besoj se ky trofe ishte më se i merituar. Gjithsesi, mbetet ende shumë për të përmirësuar dhe do të rritemi ndeshje pas ndeshjeje.

Artikulli paraprakMuzaka injoron rivalët: Jemi sërish për titull
Artikulli tjetërTrajneri Orges Shehi: Ishim më lartë se kundërshtari, shpresoj të kem fat me kravatën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu