Treshja e sulmit të Skënderbeut për sezonin e kaluar, Gavazaj-Xhejms-Soue nuk është më dhe vështirë se korçarët mund të gjejnë tre sulmues të një niveli të tillë, por të paktën që t’u afrohen atyre.
Në provë me Skënderbeun ishte një sulmues brazilian, Robinjo Mota, por gjendja dhe forma e tij nuk e ka bindur trajnerin Orges Shehi, i cili ka vendosur që lojtari të fjalë të largohet, pasi nuk i bën punë. Vetë trajneri Shehi ka pohuar pas miqësores së djeshme me Teutën se Skënderbeut i duhen dy sulmues të mirë.
Për momentin, korçarët kanë në organikën e tyre Blerim Krasniqin në sulm, si dhe Emiljano Vilën, që luan edhe në mesfushë, por për pretendimet që kanë duhet patjetër të përforcojnë repartin e avancuar. Drejtuesit e ekipit po punojnë por të gjetur sulmuesit, të cilët do të garantojnë golat gjatë sezonit të ardhshëm