Ballina Lajme Orges Shehi, në gjurmët e… Xhani De Biazit

Orges Shehi, në gjurmët e… Xhani De Biazit

34
0
Our Sponsor

Orges Shehi ka nisur një etapë të re në karrierën e tij dhe tashmë te Skënderbeu ka marrë përsipër drejtimin e skuadrës si trajner. Nuk pati kohë aspak për të pushuar dhe menjëherë në pankinë. Gjatë karrierës së tij ka pasur mundësinë të punojë me shumë trajnerë, çka i shërben atij për të ardhmen.

Shembujt mund të jenë disa për të, ndërkohë që nuk e ka problem edhe të marrë këshilla. Janë hapat e tij të parë në karrierë dhe çdo e tillë e marrë vlen për durrsakun.

Our sponsor

“Supersport” raporton se Shehi ruan miqësinë me ish-trajnerin e kombëtares, Xhani De Biazin. Jo vetëm kaq, por ai këshillohet shpesh me italianin, që mund të konsiderohet mësuesi i teknikut të Skënderbeut. Sigurisht që ish-portieri ka marrë shumë edhe nga Josa, Daja e Duro, me të cilët ka punuar në të shkuarën.

Artikulli paraprakNjë problem shëndetësor frenoi Osmanin, bashkimi me Skënderbeun është punë orësh
Artikulli tjetërGati një shitje, Skënderbeu përfiton mijëra euro

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu