Ballina Intervista Shehi: E nisim me një rival, tregojmë forcë ndaj Partizanit

Shehi: E nisim me një rival, tregojmë forcë ndaj Partizanit

88
0
Our Sponsor

Shorti i Kategorisë Superiore për sezonin e ri duket se i ka pëlqyer Skënderbeut dhe trajnerit Orges Shehi. Numri një i pankinës shfaqet i kënaqur me atë që kanë rezervuar “goglat”, duke qenë se do të përballet radhazi me ekipet e forta, por në sfida të veçanta me distancë nga njëra-tjetra. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, durrsaku e quajti të mirë shortin, pavarësisht se në fillim të tij nuk kishte preferenca.

shehi

“E ndoqa shortin dhe mund të them se jam plotësisht i kënaqur me atë që na ka rezervuar kampionati i ri. Mund të them se është një kalendar i mirë dhe i pranueshëm për vetë faktin se nuk do të ndeshemi radhazi me pretendentët për titull, por në sfida të veçanta në kohë. Në të tilla kushte, të krijohet mundësia që të përgatitësh më mirë një takim. Gjithsesi, mbetet një kampionat i gjatë përpara dhe i mbushur me shumë emocione”, kështu e nisi fjalën e tij, durrsaku i pankinës së korçarëve. I pyetur për ndjesinë që i jep përballja e parë e sezonit me Partizanin, trajneri nuk ka kurrfarë ankese.

Our sponsor

Ai vlerëson “demat”, pasi i cilëson edhe një kundërshtar direkt për luftën e titullit. Duhet të përmendim që gjatë karrierës së tij, Shehi ka luajtur për të kuqtë. Por, pas kaq shumë sukseseve që ka arritur në Korçë dhe mbi të gjitha tani që ka marrë edhe statusin e trajnerit, mendon vetëm për të fituar. “Të them të drejtën, ishte mirë që të përballeshim me Partizanin në javën e parë, pasi është një rival direkt.

Ta nisësh me një kundërshtar të tillë kampionatin ka anët e veta pozitive, pasi ke shansin që të tregosh forcën reale që ke në ekip. Kjo do të thotë se duhet të jemi të përqendruar te kjo ndeshje. Për fat të mirë, ne ekipin do ta kemi gati në këtë kohë, pasi fillimisht kemi për të luajtur edhe Superkupën përballë Laçit. Besoj se do të jetë mirë që të shohim realisht forcën që në javët e para”, përfundoi numri një i stolit bardhekuq, i cili paralajmëron se Skënderbeu i tij do ta nisë me “vrull” këtë sezon.

Artikulli paraprakDemte kërkon të luajë më shumë dhe… titullin: Jam gati të sakrifikoj
Artikulli tjetërBraziliani Robinjo nuk e bind Shehin, Skënderbeu është pa sulmues

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu