Rishfaqet Peter Olainka. Sulmuesi nigerian i Skënderbeut, i pe zulluar nga Komisioni i Disiplinës deri më 28 maj të këtij vit menjëherë pas fitores së korçarëve në “Zeqir Ymeri” ka iron zuar Kukësin përmes një postimi në adresën e tij zyrtare n rrjetin social “Facebook”.
Ndër të tjera, ai ka shkuar në anglish fjalë “RIP”, që do të thotë: “Pushofsh në paqe Kukësi!”. Ndërs menjëherë pas kësaj fraze ka përdorur një thënie popullore “Qesh mirë, kush qesh i fundit.
Skënderbeu kampion”, shkruante Olainka, duke thumbuar jo pak Kukësin, skuadrën ku kreu fazën përgatitore gjatë verës së vitit të kaluar dhe më pas transferua te Skënderbeu. Me korçarët, sulmuesi u aktivizua n 15 ndeshje të kampionatit, teksa shënoi gjashtë gola. Ai pritet t jetë i gatshëm për Josën në ndeshjet e Kupave të Europës.
Olainka: Kukësi vdiq! Qesh mirë, kush qesh i fundit…
Our Sponsor