Our Sponsor
Enis Gavazaj mund të jetë lojtari i radhës që do të mbushë arkat e Skënderbeut. Burime të sigurta për “Panorama Sport” zbulojnë se ditët e fundit në klub ka mbërritur një ofertë zyrtare për mesfushorin kosovar. Rusët e Akhmat Groznit kërkojnë shërbimet e 23-vjeçarit dhe tashmë negociatat kanë nisur
Bardhekuqtë i kanë vendosur një çmim dhe pretendojnë që të marrin të paktën 600 mijë euro për kartonin e tij. Nëse ekipi ku luajnë Balaj, Roshi dhe Berisha e duan, duhet të japin këtë shifër. Kujtojmë që nuk është e para ofertë që vjen për llogari të Gavazajt, pasi më herët kanë shfaqur interes edhe ekipe si Rapidi i Vjenës apo Hajduku i Spolit.
Our sponsor