Ballina Kampionati Radas kthehet si kapiten, Skënderbeu cakton dy miqësore

Radas kthehet si kapiten, Skënderbeu cakton dy miqësore

31
0
Our Sponsor

Marko Radas dhe Skënderbeu, një histori që do të vazhdojë. Pas bisedave me trajnerin Orges Shehi dhe premtimit se do të vazhdojë të luajë në Korçë, mbrojtësi veteran gjeti edhe akordin me drejtuesit e klubit.

Kroati 33-vjeçar do të gradohet edhe kapiteni i ri i Skënderbeut, ku do të jetë pika e orientimit për ekipin. Radas, i cili luan me bardhekuqtë prej vitit 2011 ku ka fituar 6 tituj kampion, do të bashkohet me grupin në ditët në vazhdim.

Our sponsor

Ndërkohë trajneri Shehi ka planifikuar dy teste miqësore, përpara transferimit të skuadrës për fazën përgatitore në Greqi. “Ujqërit” do të luajnë më datë 12 korrik ndaj Maliqit, ndërsa më 17 korrik do të presin në Korçë ekipin shqiptar të Ligës së Parë maqedonase, Renovën.

Pas këtyre testeve, sipas portalit “Korça Sot”, Skënderbeu do te udhëtojë drejt Naousas në Greqi, për fazën përgatitore para startit të kampionatit të ri.

Artikulli paraprakNuk ka dyshime, ja kush do të jetë kapiteni i ri i Skënderbeut
Artikulli tjetërGavazaj drejt Rusisë, Skënderbeu merr ofertë zyrtare për 23-vjeçarin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu