Ballina Lajme Ishte pjesë e Skënderbeut, tani korçarët bëjnë ofertën e majme për të...

Ishte pjesë e Skënderbeut, tani korçarët bëjnë ofertën e majme për të marrë sërish Akinjemin

134
0
Our Sponsor

Lojtari i Ventspils, që i shënoi plot 6 gola Luftëtarit në turin e parë të Europa League, Adeleke Akinjemi, i cili më parë ka qenë edhe pjesë e klubit të Skënderbeut, por që u huazua tek Trepça në Kosovë, mësohet se është tashmë përsëri në “radarët” e kampioneve

Në një intervistë për mediat letoneze, është vetë presidenti i Ventspils, Adlans Sishanovs, që pranon se për lojtarin që tashmë luan në Norvegji tek IK Start, ka pasur një ofertë nga klubi i Skënderbeut. “Nga Shqipëria, klubi i Skënderbeut na ofroi 300 mijë euro. Por, ne e kishim Akinjemin në listën e lojtarëve prej të cilëve mund të fitonim më shumë. Palës shqiptare i thashë se oferta e tyre nuk ishte aq interesante për ne.” – deklaroi presidenti i Ventspils.

Our sponsor
Artikulli paraprakDeklarate per shtyp!
Artikulli tjetërShehi pret përgjigjen, “Mister X” është një brazilian?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu