Ballina Europe Josa preferon të përballet me Sëlltikun!

Josa preferon të përballet me Sëlltikun!

159
0
Our Sponsor

Trajneri i Skënderbeut: “E rëndësishme është që të menaxhojmë suksesin, pasi objektivin kryesor e kemi arritur”

 

Mirel Josa është padyshim trajneri më i suksesshëm në kampionatin Shqiptar, pasi me Skënderbeun e tij arriti të kualifikohej në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Korçarët eliminuan ekipin moldav të Milsamit, pas dy fitoreve si në transfertë ashtu edhe në shtëpi dhe tani kanë të drejtë të festojnë. Megjithatë për “Supersport” pas ndeshjes tekniku ka kërkuar që të menaxhohet suksesi, ndërsa nuk ka kursyer edhe batutat në lidhje me premion.

Our sponsor

 

-Trajneri më i suksesshëm në klubet e historisë Shqiptare është Mirel Josa. Çfarë mendimi keni për të?

-Nuk dua të flasim për trajnerin, por për Skënderbeun dhe suksesin që ka arritur ky ekip. Gjithashtu për mënyrën se si do të menaxhojë këtë sukses, pasi mund të arrihet tani, por menaxhimi duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Ne tani jemi thjesht duke festuar.

-Ëndrrat u bën realitet…

-Normal që u bën realitet dhe ishin për të gjithë tifozët e korçarë dhe për të gjithë shqiptarët besoj. Unë dua t’ia dedikoj futbollistëve këtë sukses. Nuk kam gjë tjetër për të thënë për arritjet e kësaj skuadre.

-Folët me rezerva në përfundim të ndeshjes së parë, por kë do të veçonit si momentin më të rëndësishëm që vendosi në suksesin e ekipit?

-Unë them se menaxhimi i lojës në ndeshjen e parë ka qenë kyç, pasi skuadra diti të luftojë, të mbyllë zonat shumë mirë dhe të kundërsulmojë. E kisha thënë se do të shkonim për të shënuar gol në kryeqytetin moldav dhe këtë gjë e bëmë. Patëm fat që shënuam golin e dytë në Moldavi dhe nuk pësuam në momentet e fundit, kur Shehi shpëtoi portën. Këto ishin momentet deçizive, pasi siç e patë nuk kishim të bënim me një skuadër të thjeshtë, por me një skuadër që dinte te luante futboll, por edhe me pikat e saj të dobëta. Megjithatë ne luajtëm me të gjitha forcat tona dhe arritëm të kualifikoheshim.

-A është kjo skuadër gati që të arrijë edhe grupet e Champions League?

-Nuk e diskutoj këtë gjë, pasi ne arritëm objektivim kryesor dhe çfarë do të bëjmë në Ligën e Kampionëve është një problem tjetër. Kemi Superkupën e Shqipërisë dhe mendojmë për këtë takim dhe duhet të fitojmë një tjetër trofe pavarësisht se kush do të luajë.

-Keni fituar pesë herë kampionatin, por asnjëherë Kupën e Shqipërisë?

-Nuk po flas për Kupën e Shqipërisë, pasi e kam fituar në 2006, puna është që të fitojë Skënderbeu. Di që me Skënderbeun kemi fituar dy Superkupa.

-Cilën skuadër do të dëshironit të kishin përballë në turin tjetër?

-Të them të drejtën nuk i di, por nga ekipet që më thoni ju, do të preferoja Sëlltikun.

-Do të merrni premio për suksesin, kujt do t’i beni dhuratë?

-Do t’i mbaj të gjitha për vete (qesh). Nuk e kemi mendjen aspak te premio që na ka dhënë presidenti, pasi ajo ishte një shtysë për ne, por duhet të dimë që pas premios vijnë gjëra të tjera shumë të mira dhe për mua të menaxhohet kjo punë e bërë deri tani në mënyrë të drejtë, do të jetë premio më e madhe për vazhdimësinë.

 

4

Gola

ka arritur të shënojë Skënderbeu i Josës në dy ndeshjet e luajtura ndaj Milsamit, dy nga të cilët në transfertë dhe dy në shtëpi.

Artikulli paraprak“Çmendet” Takaj, premton 1 milion euro për Champions League!
Artikulli tjetërKorça feston deri në agim!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu