Ballina Historiku “Çmendet” Takaj, premton 1 milion euro për Champions League!

“Çmendet” Takaj, premton 1 milion euro për Champions League!

48
0
Our Sponsor

Presidenti i korçarëve: “Lojtarët i kanë  fituar me punën e tyre paratë dhe i meritojnë”

 

Ka dalë para mediave mjaft i emocionuar dhe normalisht i kënaqur me suksesin e skuadrës së tij. Pa investimin dhe durimin e presidentit Ardjan Takaj, Skënderbeu nuk do të ishte sot në këtë stad, të siguronte kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Europës, por pse jo me pak fat të arrinte në fazën e grupeve ët Champions Leagua. “Kjo është një punë 5-vjeçare dhe ne kemi qenë shumë pranë këtij suksesiedhe dy herë të tjera, por fati nuk na ka dashur. Luhen dy ndeshje dhe duhet të jesh i duruar, por mund të them fati dhe djersa e lojtarëve u shpërblye duke fituar 2-0 në Moldavi dhe 2-0 në ndeshjen e luajtur sot (dje), pra me rezultate shume të pastra”, ka thënë Takaj, i cili synon edhe kualifikimin në Champion League. “Nuk diskutohet që ne do të bëjmë ndeshje tonë, për të arritur në fazën e grupeve të Champions League dhe në rast se fati do të jetë me ne, pse jo edhe kjo ëndërr të realizohet”, ka vazhduar numri një i korçarëve.

Our sponsor

Premio – Deri më tani futbollistët e Skënderbeut, kanë arritur të fitojnë 600 mijë euro premio, por kjo shumë do të jetë shumë më e lartë nëse korçarët arrijnë në fazën e grupeve të Champion League. “Premiot gjithmonë dyfishohen dhe po e deklaroj se nëse kalojmë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, premio do të jetë 1 milion euro. Kjo është rruga e futbollit, pra se si fitohen paratë dhe si pasurohen futbollistët. Në rast se arrihen objektivat lojtarët meritojnë gjithçka dhe mund të marrin edhe më shumë”, ka qenë deklarata e presidentit, i cili komenton edhe të ardhmen, duke thënë: “Skënderbeu futet në një epokë tjetër dhe futbolli shihet si biznes i madh dhe nëse çdo vit do të bësh merkato dhe një klub shumë të madh, atëherë do jesh prezent edhe në Kupat e Europës. Por, kjo është arritje e futbollit Shqiptar, pasi edhe Kombëtarja ka bërë arritje të mira dhe shpresoj që pas nesh në Francë të shkojmë Kombëtarja”.

Rivalët – Për Takajn, nuk ka rëndësi se cilin kundërshtar do të ketë përballë ekipi i tij në “play-off”, të Champions League, qoftë edhe Partizani i Beogradit. “Unë nuk do ta mendoja politikisht, pasi po flasim vetëm për futboll dhe do të luajmë me këdo që do të na vërë shorti përballë, pasi nuk kemi frikë askënd. Kam qenë në Beograd dhe mund të shkojë sërish me ekipin tim për të luajtur e përsëris vetëm futboll”, ka thënë presidenti i pesë herë kampionëve të vendit. Në fund Takaj ka edhe një falënderim: “Falënderoj qytetin e Elbasanit dhe tifozët e mrekullueshëm të Korçës që treguan edhe sot(dje) qytetari shumë të madhe në shkallët e stadiumit. Ishte stadium evropian, pa asnjë incident dhe kjo është arritje e futbollit shqiptar”, ka mbyllur Takaj.

 

600

mijë euro është shuma që kanë arritur të përfitojnë deri më tani në formë premiosh futbollistët e skuadrës së Skënderbeut, për suksesin e arritur

 

6,1

Mln

Euro ka siguruar Skënderbeu me këtë kalim të turit të tretë të Champions League. Praktikisht, këto arkëtime janë të siguruara bashkë me ndeshjet e Grupit të Europa League, edhe nëse korçarët eliminohet në fazën plejof të Champions, ku gjithashtu fitojnë një shumë të majme

Artikulli paraprakSkënderbeu shkruan historinë, Salihi legjendë e kampionëve
Artikulli tjetërJosa preferon të përballet me Sëlltikun!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu