Ballina Kampionati Godet sërish Skënderbeu, merr edhe sulmuesin bullgar Ventsislav Hristov

Godet sërish Skënderbeu, merr edhe sulmuesin bullgar Ventsislav Hristov

43
0
Our Sponsor

Skuadra korçare ka bërë edhe goditjen e rradhës në merkato para ndeshjeve të Championsit. Bardhekuqtë kanë afruar në ekip sulmuesin bullgar, Ventsislav Hristov i cili vjen nga skuadra kroate e Rijekës. Brime zyrtare pranë klubit korçar e konfirmuan lajmin për “Panorama Sport”.

Drejtuesit kanë arritur akordin me klubin Rijekës për huazimin e sulmuesit deri në muajin janar në Korçë me të drejte blerje më pas, por vetëm nëqoftëse ai shfaq potencialin e kërkuar nga drejtuesit e Skënderbeut.

Hristov është 26 vjeç dhe luan si sulmues pykë. Ai pritet që nesër të mbërrijë në Korçë dhe të firmosë kontratën e re me ekipin e drejtuar nga Mirel Josa. Hristov ka luajtur edhe 5 ndeshje me kombëtaren e Bullgarisë ku ka shënuar edhe një gol ndaj Azebaxhanit.

Our sponsor

 

Në vitin 2014 luajti te Metalug Donjesk në Ukrainë por nuk mundi të lerë gjurmë. Më pas në sezonin e fundit iu bashkua Rijekës në Kroaci ku në 6 ndeshje ka shënuar edhe 2 gola. Tashmë duket se boshllëku i sulmit është plotësuar pasi Salihi dhe Hristov duken emra potentë për të udhëhequr si duhet ekipin. Korçarët duken gati për të nisur aventurën Europiane.

1902423Skeda e plotë:
Emri: Ventsislav Hristov
Vendlindja: Sofie, Bullgari
I gjatë: 1.85 cm
Pozicioni: Sulmues
Ekipet ku ka luajtur: Lokomotiva e Sofies, Sportist Svoge, Nesebar, Montana, Chernomorets Buragas, Baroe Stara Zugara, Metalurg Donjesk, Rijeka
Gola të shënuar: 201 takime 50 gola

 

 

VIDEO, Njihuni me lojtarin e ri të Skënderbeut, ja disa momentet e tij më të mira:

 

Artikulli paraprakZyrtare, Skënderbeu luan të martën 14 korrik
Artikulli tjetërJosa: Salihi do na ndihmojë në Champions

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu