Ballina Kampionati Kategoria Superiore nis me spektakël, mësoni datat dhe oraret zyrtare të javës...

Kategoria Superiore nis me spektakël, mësoni datat dhe oraret zyrtare të javës së parë, ja kur luajne kampionet!

95
0
Our Sponsor

Të premten e datës 17 gusht, do të ngrejë siparin Kategoria superiore për edicionin 2018-19′, ku ndeshja hapëse e këtij sezoni do të jetë ajo mes

Skënderbeut dhe Partizanit që do të luhet në Korçë. Ky takim, është vendosur që të luhet në orën 19:45, orar i ri ky për ndeshjet e Kategorisë Superiore pasi më parë nuk ka pasur një orar të tillë.

Our sponsor

Të shtunën, emocionet e Superiores do të vazhdojnë me ndeshjen Luftëtari-Kastrioti në orën 16:45, ndërkohë që në orën 19:45, Tirana do të presë Kamzën.

E diela do të sjellë përballjet Kukësi-Laçi në orën 16:45 dhe Teuta-Flamurtari do të plotësojnë javën e parë të Kategorisë Superiore, duke luajtur në orën 19:45. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

JAVA 1

E premte, 17 gusht

Skënderbeu-Partizani 19:45

E shtunë, 18 gusht

Luftëtari-Kastrioti 16:45

Tirana-Kamza 19:45

E dielë, 19 gusht

Kukësi-Laçi 16:45

Teuta-Flamurtari 19:45

Artikulli paraprakSkënderbeu monitoron situatën e mesfushorit, rriten kuotat për të firmosur në Korçë
Artikulli tjetërDrama e mesfushorit të Skënderbeut, 4 sezone i dëmtuar: Ndihem borxhli ndaj klubit, tani jam gati!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu