Skënderbeu është barazuar me pikë me Dinamon dhe sot do të kërkojë të fitojë për herë të parë këtë kampionat ndaj bluve.
Në tri ndeshjet e deritanishme, “nëndetësja” ka arritur të triumfojë dy herë në Korçë më rezultatin 0-1, ndërsa takimi i fazës së dytë ka përfunduar në barazim 0-0 në “Elbasan Arena”.
Fitorja e javës së fundit ndaj Kastriotit ka ngjallur disi shpresën në kampin korçar, paçka se shanset e mbijetesës janë tërësisht minimale.
Trajneri Skënder Gega kërkon nga ekipi përqendrim maksimal për t’i provuar shanset deri në fund.
Me Dinamon sot në Kamzë, në orën 16:45, Gega do të hedhë formacionin më të mirë të mundshëm.
Në portë do të jetë Rexhepi, ndërsa para tij do të luajnë Frashëri nga e djathta dhe Zguro në të majtë, me Shehin dhe Sadriun në qendër të mbrojtjes.
Në mesin e fushës, Zhan Viktor dhe Moraesh do të mbështeten nga Randi, ndërsa Mara do të vendoset më para tyre, duke qenë pranë dyshes së sulmit: Mensah dhe Berisha.