Ballina Kampionati Olalekan, një dështim në merkato për Skënderbeun

Olalekan, një dështim në merkato për Skënderbeun

42
0
Our Sponsor

Isa Jamiu Olalekan, megjithëse vijon të jetë pjesë e Skënderbeut, duket se ka qenë dështimi më madh i bardhekuqve në merkaton e janarit. Lojtari, i afruar me bujë dhe që u llogarit si zëvendësuesi i Olainkës së pezulluar, nuk rezultoi ashtu siç pritej.

Ai ka zhgënjyer të gjithë, duke treguar se nuk është një lojtar i denjë për Skënderbeun. Në janar të këtij viti Olalekan firmosi një kontratë dyvjeçare me bardhekuqtë dhe pritet që klubi të gjejë një “blerës” për ta shitur këtë element në merkaton e verës.

Afrikani nuk është në planet e Josës, ndaj pritet që të transferohet diku tjetër. Nga ana tjetër, Olainka vijon të stërvitet pranë skuadrës korçare, duke tentuar të mbajë veten në formë deri në momentin që i skadon zyrtarisht dënimi, pikërisht më 28 maj të këtij viti.

Our sponsor

 

Artikulli paraprakSkënderbeu, i pari edhe në “Fair Play”
Artikulli tjetërOlainka: Kukësi vdiq! Qesh mirë, kush qesh i fundit…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu