Ballina Kampionati Piter Olainka rikthehet në Korçë, sot del në stërvitje

Piter Olainka rikthehet në Korçë, sot del në stërvitje

112
0
Our Sponsor

Sulmuesi i ka telefonuar presidentit Takaj dhe pas ndjesës që i ka kërkuar për mungesën gjatë kësaj periudhe i ka shprehur atij dëshirën për të qenë sërish pjesë e korçarëve. Nigeriani ka marrë miratimin e kreut të klubit kampion dhe mund të luajë në Superkupë ndaj Laçit

Piter Olainka mund të konsiderohet si “blerja” e radhës për Skënderbeun. Sulmuesi nigerian do të rikthehet në ekip pas disa “javësh” shtegtim jashtë Shqipërisë. Lajmin e konfirmon presidenti i klubit të Skënderbeut, Ardjan Takaj. Ditën e djeshme, Piter Olainka i ka telefonuar kreut të klubit kampion, ku pas ndjesës që i ka kërkuar për mungesën gjatë kësaj kohe, i ka shprehur njëkohësisht dëshirën e tij për të qenë sërish pjesë e ekipit.

Nga ana e numrit 1 të klubit korçar, sulmuesi ka marrë konfirmimin se e ka ende derën e hapur për t’u rikthyer në skundër, ndërsa mësohet se ditën e hënë do të dalë në stërvitje me Skënderbeun. Piter Olainka u largua nga kampionët pas përfundimit të kampionatit, edhe pse ishte nën kontratë me klubin bardhekuq. Drejtuesit e Skënderbeut nuk u shprehën të shqetësuar për një fakt të tillë, duke ditur se nigeriani nuk mund të firmoste me ndonjë skuadër tjetër, pa marrë konfirmimin e presidencës korçare.

Our sponsor

Olainka do të vendoset në urdhrat e trajnerit Mirel Josa në seancën stërvitore të ditës së nesërme, por nga sa mësohet nuk do të luajë në takimin kundër Milsamit. Nëse do të jetë në formën e duhur fizike, ai mund të përfshihet në listën e lojtarëve që trajneri Josa do të grumbullojë për sfidën e Superkupës, atë ndaj Laçit që do të zhvillohet më 12 gusht në stadiumin “Qemal Stafa”. Ardhja e Piter Olainkës, çon në tre numrin e sulmuesve të deklaruar te Skënderbeu, duke marrë parasysh se në skuadër janë afruar së fundmi Hamdi Salihi dhe Ventsislav Hristov.

Artikulli paraprakGushti “përvëlues”, kalendar i çmendur për kampionët
Artikulli tjetërShiten 2 mijë bileta në 48 orë, “Elbasan Arena” do mbushet plot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu