Ballina Lajme Shehi gjen ndihmëstrajner në Durrës

Shehi gjen ndihmëstrajner në Durrës

39
0
Our Sponsor

Skënderbeu ka nisur të bëjë ndryshime të mëdha, pasi ka pasur shumë largime, duke nisur që nga trajneri e deri te disa nga lojtarët më të rëndësishëm. Orges Shehi e mbylli me futbollin e luajtur dhe tani do të nisë një aventurë të re si trajner, duke mos ndryshuar ambient.

Marrëveshja është arritur dhe zyrtarizimi pritet që të vijë së shpejti. Drejtuesit korçar po mendojnë që ta kompletojnë stafin më parë dhe ish-portieri ka vendosur për krahun e tij të djathtë.

Do të jetë Edlir Tetova ndihmësi i tij i parë në aventurën si trajner në Korçë. Ish-mesfushori ka dhënë kontributin e tij tek Teuta U-17 në sezonin e fundit, pasi Ilir Biturku u spostua në skuadrën e parë për pak kohë.

Our sponsor

Tetova pritet që të bashkohet me kampionët në fuqi dhe së bashku me Shehin të ndërtojnë të dy së bashku skuadrën për edicionin e ardhshëm. 35-vjeçari në të shkuarën është aktivizuar si futbollist me Kamzën, Elbasanin, Besën dhe Teutën.

Artikulli paraprakXhejms kontratë 3-vjeçare në Azerbajxhan, ja sa ka përfituar Skënderbeu
Artikulli tjetërFrashëri pranë zyrtarizimit: S’mund ti them “jo” Skënderbeut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu