Ballina Lajme Frashëri pranë zyrtarizimit: S’mund ti them “jo” Skënderbeut

Frashëri pranë zyrtarizimit: S’mund ti them “jo” Skënderbeut

167
0
Our Sponsor

Goditja e parë e Skënderbeut në këtë sezon të ri do të jetë me shumë mundësi ajo e Erlis Frashërit. Ashtu sikundër e ka bërë të ditur edhe gazeta “Panorama Sport”, pak ditë më parë mes palëve është arritur një akord dhe pritet vetëm firma për të bërë zyrtare këtë transferim.

Frasheri

Dje gazeta kontaktoi me lojtarin korçar, i cili konfirmoi mbylljen e kësaj tratative dhe sigurisht që për të ishte kënaqësi që rikthehej në Korçë. “Të jem i sinqertë ka një akord mes palëve dhe sigurisht që pritet vetëm firma për të mbyllur një transferim timin në Korçë.

Our sponsor

Në të tilla kushte jam i lumtur që rikthehem në qytetin tim të lindjes dhe do të mundohem të jap maksimumin e mundshëm me këtë fanellë. Sigurisht që pritet vetëm zyrtarizimi i këtij transferimi”, tha lojtari. Frashëri dukshëm do të mbulojë një pozicion të rëndësishëm të ekipit, siç është mbrojtësi i krahut të djathtë që mbahej nga Vangjeli në sezonet e fundit

Artikulli paraprakShehi gjen ndihmëstrajner në Durrës
Artikulli tjetërFakiç “thumbon” të larguarit: Më mirë ujk në një ditë, se një dele gjithë jetën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu