Një pagë e çmendur për nigerianin, që në Korçë merrte 5 mijë euro në muaj, ndërsa tashmë do të paguhet me 20 mijë euro pagë neto. Sulmuesi gjen te Qabala edhe mesfushorin Sabjen Lilaj, i cili firmosi gjatë javës së kaluar. Klubi azer insistoi për shërbimet e Xhejms, edhe pse deri në momentet e fundit ka qenë në garë me një skuadër të Superligës turke.
PREZANTIMI – Sulmuesi nigerian, pasi kaloi me sukses testet mjekësore, menjëherë ka nënshkruar kontratën e re dhe është prezantuar nga Qabala. Për faqen zyrtare të klubit azer, ai është shprehur i lumtur për këtë transferim, ndërsa ka premtuar se do të shënojë shumë gola.
“Jam shumë i lumtur që firmosa me Qabalën. Kam ardhur këtu për të arritur sa më shumë suksese dhe të ndihmoj klubin në objektivat që ka. Unë e di se Qabala ka bërë disa përparime në Kupat e Europës në sezonet e kaluara. Shpresoj që tashmë të ketë rezultate edhe më të mira sesa sukseset e mëparshme. Para se të vija këtu, u informova rreth klubit. Dua që tifozët të jenë me ne gjatë gjithë kohës.
Do të përpiqem t’ju tregoj sa më mirë që të mundem nga cilësitë që kam. I falënderoj ata për interesimin që kanë dhe urimet e shumta që më kanë bërë. Shpresoj të shënoj sa më shumë me skuadrën time të re”, është shprehur sulmuesi 25-vjeçar. Ai luajti për dy sezone e gjysmë me Skënderbeun dhe në 81 ndeshje me fanellën bardhekuqe në kampionatin shqiptar arriti të shënojë 24 gola.
TË TJERËT – Radhën për t’u shitur nga Skënderbeu e kanë tashmë Enis Gavazaj dhe Bakari Nimaga. I pari ka pasur oferta konkrete nga klube austriake, mes tyre Rapidi i Vjenës. Mirëpo, duke parë moshën e lojtarit dhe faktin që ai është grumbulluar edhe nga Kombëtarja shqiptare, klubi korçar kërkon jo më pak se 600 mijë euro për kartonin e prizrenasit. Ndërkohë, edhe për mesfushorin malien ka interes nga disa skuadra.[appbox googleplay com.ksskenderbeu.kfskenderbeu]