Skënderbeu do të përballet ditën e nesërme me Laçin. Trajneri Orges Shehi, në një intervistë të shpërndarë nga klubi korçar ka paraqitur gjendjen e ekipit përpara sfidës së nesërme që do të luhet në orën 19:45. Ky takim do të jetë pa tifozë, pasi Skënderbeu është dënuar për shkak të dhunës që ndodhi në takimin kundër Partizanit.
Për Laçin
Luajmë me kundërshtarin që luajtëm 3 javë parë në Superkupë. Laçi ka një skuadër të mirë dhe të re, por është kompakte. Është ndeshje vështirë.
Formacioni
Ndeshje pas ndeshje do të bëhen ndryshime në varësi të gjendjes së lojtarëve. Se kemi vendosur akoma formacionin. Shpresojmë që dhe ardhjet që kanë ardhur në moment të fundit të përshtaten.
Lojtarët e rinj
Unë personalisht jam pro lojtarëve të rinj. Janë në moshë të re dhe duan përkrahje dhe besim, më vjen mirë që po shfaqen. Të gjithë janë pjesë e Skënderbeut, edhe shqiptarë edhe të huaj, ata përfaqësojnë qytetin e Korçës.
Kampionati
Në kampionatin shqiptar mund të fitosh me të gjitha dhe mund të humbësh me të gjitha sepse është i fortë. Është shumë shpejt për të bërë ndarjen e vendeve. Do të jetë kampionat i vështirë.
Na vjen keq që luajmë pa tifozë dhe kjo i vështirëson më tepër punët.