Ballina Intervista Rrëfimi i Dejvi Bregut: Ja pse u përshtata shpejt në Korçë

Rrëfimi i Dejvi Bregut: Ja pse u përshtata shpejt në Korçë

34
0
Our Sponsor

Skënderbeu do të luftojë për titullin kampion dhe i ka të gjitha potencialet për të mbrojtur kurorën. Kjo ka qenë kryefjala e deklaratës së vlonjatit Dejvi Bregu në prononcimin e tij për “Panorama Sport”. Ylli më i ri i Skënderbeut duket se është ambientuar menjëherë me grupin dhe është përshtatur më së miri për të qenë në rolin e një prej lojtarëve kyç të ekipit. Për sa i përket së ardhmes, sulmuesi nuk nxitohet, por kërkon fillimisht që të bëjë gjithçka mirë në Korçë.

Dejvi, duket se përshtatja me ekipin ka qenë e shpejtë…

Our sponsor

Po, është e vërtetë, jam ndier menjëherë pjesë e këtij ekipi dhe normalisht që kjo më bën mirë. Është një meritë e shumë faktorëve, që ndikojnë në këtë përshtatje, duke filluar nga ngrohtësia e stafit, lojtarëve, si dhe e tifozëve, pasi më kanë pritur mirë që në fillim të aventurës sime.

Kjo përkon edhe me golin e parë, pavarësisht se ishte miqësore?

Po, natyrisht që golat janë shumë të rëndësishëm. Më vjen mirë që e kam gjetur shpejt, megjithëse ishte ndeshje miqësore. Por, kjo të ndihmon të jesh në rregull me gjetjen e rrjetës. Unë dëshiroj të vazhdoj kështu dhe shpresoj që golat e mi të jenë të shumtë dhe të ndihmojnë ekipin, sidomos për të marrë sa më shumë pikë falë tyre.

Artikulli paraprakShehi ka për herë të parë grupin e plotë, kërkohen edhe 2 miqësore para Superkupës
Artikulli tjetërRiaftësime dhe tjetër miqësore për Skënderbeun si përgatitje për Superkupën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu