Ballina Intervista Shehi: Shkojmë për kualifikim

Shehi: Shkojmë për kualifikim

40
0
Our Sponsor

Skënderbeu do të nisë ndeshjet zyrtare për këtë vit të ri në sfidën ndaj Besëlidhjes në kupë.

Në prag të sfidës së parë të vitit, numri një i stolit, Orges Shehi është shprehur:

RIFILLIMI I SEZONIT – “Është e vërtetë që fillon edicioni për këtë vit, fillon gjysma e kampionatit që sapo kemi lënë pas vitin e shkuar. Fillojmë me një ndeshje Kupe dhe duhet respektuar maksimalisht që të marrin një rezultat të favorshëm, që do të na çojë të qetë në ndeshjen e dytë”.

Our sponsor

OBJEKTIVAT – “Pavarësisht kampionatit, nuk duhet të lëmë pas Kupën, pasi jemi ne mbajtësit e saj. Duhet të shkojmë deri në fund dhe ta fitojmë këtë trofe.

MERKATO – “Po vuajmë shumë mungesa, por jemi aktivë në merkato, pasi nuk e kemi mbyllur ende. Jemi shumë pranë një lojtari dhe jam i bindur se do të realizohet ky transferim. Na duhet një mesfushor dhe besoj se do të vijë, por le të presim dhe ca ditë që ta zyrtarizojmë.

PARTIZANI – “Padiskutim që është ndeshje me rëndësi për ne, ka qenë njëfarë derbi mes nesh dhe Partizani. Por duhet të kalojmë ndeshjen e Kupës njëherë, pastaj të mendojmë për Partizanin”.

Artikulli paraprak“Takaj nuk flet në ajër”, Shehi do titullin dhe… përforcime
Artikulli tjetërOto Xhon: Mezi e presim Kukësin, ky Skënderbe shumë shpejt nis ngjitjen!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu