Ballina Intervista Shehi: Radas luajti me injeksione, duam të jemi skuadra për t’u mundur

Shehi: Radas luajti me injeksione, duam të jemi skuadra për t’u mundur

100
0
Our Sponsor

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, e ka cilësuar të merituar fitoren dhe kryesimin e kampionatit. Në fjalët e tij në “Gol pas Goli”, ai theksoi se ekipi kishte bërë gjithçka mirë deri tani në këtë kampionat me emra të rinj.

 

Our sponsor

“Edhe pse janë të rinj, kanë qenë pjesë e jona, por nuk kanë pasur minuta. Ata rriten me frymën tonë në vite, kanë dëshirë për të fituar dhe meritojnë përgëzime.

Jemi të kënaqur me pikët që kemi marrë, por më shumë se si i kemi marrë. Nuk i kemi marrë rastësisht, por duke prodhuar lojë. E kam thënë që ndeshja jonë do të jetë e radhës dhe aty do të fokusohemi. Kërkuam agresivitet te çdo lojtar.

Në minutat e fundit të pjesës së parë hymë në presion kot, duke i dhënë hapësirë kundërshtarit. Pasi kemi hyrë pas pjesës së parë, i kërkuam lojtarëve që të ngjiten më lart. Skuadra vendase përfitoi nga tërheqja jonë dhe euforia e publikut, por ishte gabimi ynë që i lamë hapësira, pastaj korrigjuam gjithçka.

Radas kishte probleme, kurse Kristi la stërvitjen para kohe këtë javë. Edhe pse kisha shpresë se e përballonin lojën sot, problemi më i madh vinte nga Radas se kishte dhimbje mesi. Ai sakrifikoi sot që të mos humbiste ndeshjen, duke luajtur me injeksione.

Unë do ët kërkoja që të insistoj te skuadra që të jemi ne skuadra për t’u mundur javë pas jave, Ne duhet të luajme me ego për të dhënë maksimumin në ndeshje, pavarësisht rezultatit/ Po dhamë këto, jemi të sigurt që do të dalim me rezultat pozitiv”.

Artikulli paraprakSkënderbeu hedh themelet për Akademinë e Futbollit, kërkon edhe… trajnerë
Artikulli tjetërKrasniqi: E shpërbleva Shehin, akoma nuk na keni parë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu