Ballina Intervista Shehi: Me Skënderbeun në grupe, me Shqipërinë në Europian

Shehi: Me Skënderbeun në grupe, me Shqipërinë në Europian

165
0
Our Sponsor

“Gardiani” i Skënderbeut thekson se ekipi i tij është më i fortë se kundërshtari dhe shanset për të kaluar në turin tjetër janë të shumë të mëdha

 

Leonard Trebicka

Our sponsor

 

Dje i ka takuar portierit Orges Shehi, njëkohësisht edhe pjesë e Kombëtares, për të dalë përpara gazetarëve në sallën e konferencave për shtyp, në prag të ndeshjes së parë ndaj Krusejdërs, që do të luhet të martën. Dhe i ka takuar të flasë pikërisht ditën e vendimit të KAS-it, që i dha trepikëshin Shqipërisë, ndaj dhe portieri është ndjerë shumë i lumtur. Pasi theksoi se tashmë drejtësia është vënë në vend, Shehi ka shpallur dhe dy objektivat e tij; Skënderbeu në fazën me grupe dhe Shqipëria në Euro 2016. Ja intervista e Orges Shehit për “Sport Ekspres” dhënë dje pasdite:

– Orges, pak ditë na ndajnë nga sfida me Krusejdërs. Jeni gati?

– Po, pak ditë na ndajnë nga ndeshja jonë më e rëndësishme. Pak rëndësi ka çfarë ekipi kemi përballë, e rëndësishme është që edhe ata janë kampionë dhe duhen vlerësuar maksimalisht.

– Irlandezët, siç e ka thënë edhe trajneri Josa, janë modestë, por presidenti Takaj bën apel për kujdes të madh. Ju si mendoni?

– Mendoj që ndeshjet e kompeticioneve të tillë duan impenjim maksimal. Nuk duhet të merremi me faktin, nëse janë amatorë apo profesionist. Besoj se kanë një ekip shumë të mirë, pasi e eliminuan Levadian. Janë dy ndeshje dhe të dyja të vështira, pavarësisht kundërshtarit që ke përballë.

– 2015-a konsiderohet viti i Skënderbeut…

– Nuk mund ta themi që tani. Mbetet për t’u parë, nëse do të jetë viti i Skënderbeut apo jo. Ekipi është më i plotë se vitet e tjera dhe shpresojmë që të shkojmë atje ku duhet.

– E keni parë kundërshtarin dhe a mund t’i bëni ballë formës së tyre fizike?

– Skënderbeu vjen pas një faze përgatitore shumë të mirë. Koha ishte e mjaftueshme për ta sjellë ekipin në formën e duhur. Kundërshtarin e kemi parë dhe e dimë forcën e tij. Mendoj se jemi gati për t’i përgjigjemi lojës së tij. Normalisht, duhet ta studiojmë edhe më në detaje ekipin irlandez.

– A është fat të ndeshesh me një ekip si Krusejdërs?

– Nuk mendoj se është çështje fati. Kemi punuar shumë gjatë këtyre 5 viteve për të arritur këtu ku jemi. Kemi punuar shumë për të ndërruar vazo dhe ja ku jemi. Kemi bërë hapin e madh. Kemi qenë të kënaqur për kundërshtarin, por tani është tjetër gjë dhe kemi ide të qarta se duhet të bëjmë gjithçka për ta kaluar.

– Do të jetë vendimtare ndeshja në Korçë?

– Të dyja ndeshjet janë shumë të rëndësishme dhe nuk ka shumë rëndësi se kush niset favorit. Ndryshon nga kampionati, ku në vazhdimësi korrigjohesh dhe ekipi më i mirë fiton. Kemi shembuj të ndryshëm ku edhe ekipe me buxhet më të madh se ne janë eliminuar. Do të shohim ndeshjen e parë, ku do të bëjmë maksimumin. Të jemi sa më të përqendruar për të marrë një  rezultat pozitiv. Besoj se nuk do të mbyllet ndeshjen e parë.

– Afrimet në ekip, duke filluar nga Salihi e deri te Hristov, sa e kanë rritur cilësinë?

– Ekipi është bërë më i fortë, më i plotësuar se asnjëherë më parë. Salihi nuk ka nevojë për koment, pasi është lojtar i Kombëtares dhe do të na ndihmojë shumë. Edhe Hristov është një lojtar shumë i mirë, por edhe afrimet e tjera janë goditjet e duhura dhe e kanë forcuar mjaftueshëm ekipin.

– Presidenti Takaj kërkon të shkoni deri na fazën me grupe…

– Mund të them se kushtet janë, pasi ekipi është pjekur. Objektivi ynë është të arrijmë te grupet, por më parë duhet të kalojmë Krusejdërsin. Them se do t’ia dalim, pasi ekipi ka forcën e duhur.

– Kalojme te Kombëtarja, ku KAS-i na ka dhënë 3 pikët. E prisnit?

– Për çfarë ka ndodhur, kisha besim se drejtësia do të vihej në vend. Nuk ka koment për ato që ndodhën në Beograd. Morëm pikët që na takonin dhe jemi në vend të dytë, me 10 pikë, sa Danimarka. Kemi një ndeshje më pak se rivalët, por jemi edhe ekipi i tretë më i mirë në grupe. Ky 3-pikësh na jep besim dhe shpresë për të arritur objektivin madhor, por duhet përqendrim i madh në ndeshjet e mbetura.

– Duket se po vjen edhe momenti i Shqipërisë…

– Jemi në momentin më të mirë të historisë së futbollit tonë, jo vetëm për Kombëtaren, por edhe për klubet, që kanë ndërruar vazo. Them se është rezultat i investimit, që është bërë dhe tani po marrim frytet.

– Për ju janë dy mundësi të arta, fillimisht me Skënderbeun dhe më pas me Kombëtaren për të shkuar në Francë…

– Asnjë lojtar shqiptar nuk e ka arritur këtë nivel dhe do të jetë historike, nëse i arrij të dy objektivat, me klubin tim dhe me Kombëtaren. Do të ishte historike për ne lojtarët dhe për mbarë shqiptarët në gjithë botën.

Artikulli paraprakJosa teston formacionin, Progni në vend të Lilajt
Artikulli tjetërLajm i gëzuar për kampionët: Shkëmbi ia del!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu