Ballina Demtime Ilir Daja qetësohet në prag të Kupës, tre titullarë rikthehen ndaj Teutës

Ilir Daja qetësohet në prag të Kupës, tre titullarë rikthehen ndaj Teutës

52
0
Our Sponsor

Ilir Daja fillon të qetësohet në prag të ndeshjes kundër Teutës. Lajme të mira kanë ardhur dje nga infermieria për sa u përket lojtarëve, të cilët ishin me probleme një ditë më parë. Bëhet fjalë për treshen Marko Radas, Gjergji Muzaka dhe Enis Gavazaj, të cilët janë bashkuar dje me grupin duke zhvilluar të plotë seancën stërvitore, pavarësisht problemeve të pasura pak ditë më parë.

skenderbeu1-470x264

Në të tilla kushte, duket se Skënderbeu do të ketë vetëm katër mungesa që tashmë dihen për këtë takim të parë të Kupës ndaj Teutës. Ali Soue është ende në vendlindje dhe pritet që të kthehet pas pak ditësh. Po ashtu edhe Afrim Taku që është ende në SHBA duke u marrë me çështjen e lejes së kalimit. Veç këtyre dy lojtarëve, janë edhe Suad Sahiti dhe Leonit Abazi, të dy duke zhvilluar seanca stërvitore të diferencuar nga grupi.

Our sponsor
Artikulli paraprakShehi bën autokritikë: Dita më e errët, nuk ishim gjëkundi!
Artikulli tjetërSHEHI: TEUTA NUK E MERITON KËTË SITUATË, POR TROFEUN E DUA UNË

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu