Faqja zyrtare e UEFA Champions League, pas çdo ndeshjeje të luajtur, skanon deri në imtësi të gjitha skuadrat pjesëmarrëse. Edhe Skënderbeu, pas 5 ndeshjeve të para, është futur në “sitën” e UEFA-s. Janë plot 56 ekipe, që kanë marrë pjesë në turet e para e deri në këtë fazë të “play-off”-i në Champions. Bie në sy fakti që skuadra korçare ndodhet në majën e listave për të gjitha statistikat. Edhe pse Skënderbeu ka humbur ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Dinamos së Zagrebit, 1-2, nuk u ka kushtuar shumë kampionëve të Shqipërisë. Deri në fund të këtij eventi të gjitha skuadrat dhe futbollistët do të vijojnë të skanohen nga UEFA, që vlerëson më shumë numrin e fitoreve dhe jo pikët. Ja edhe disa nga statistikat e Skënderbeut në 5 ndeshjet e deritanishme:
SHIFRA POZITIVE – Në Europë, në 5 sezone gjithsej, Skënderbeu ka luajtur 17 ndeshje, 15 prej tyre në Champions dhe 2 ndeshje në Europa League. Faqja zyrtare e UEFA-s bën të ditur se Skënderbeu, në eventin më të madh evropian, ka një bilanc të barabartë mes humbjeve dhe fitoreve. 6 fitore ka arritur Skënderbeu, ndërkohë që po kaq janë edhe humbjet. Kujtojmë që Skënderbeu ka barazuar në 3 ndeshje Championsi. Këto janë statistikat që nga sezoni 2011-2012 dhe deri tani për Ligën e Kampionëve. Për Europa League duhet thënë se skuadra bardhekuqe ka luajtur vetëm dy ndeshje, ku ka arritur një fitore dhe një humbje. Këto dy rezultate janë arritur dy sezone më parë ndaj Chornomoretsit, kur Skënderbeu nuk kaloi në grupe vetëm se humbi një penallti. Por asgjë nuk ka përfunduar, pasi skuadra e Josës do të vijojë edhe më tej në Europa League këtë sezon, nëse eliminohet në Champions nga Dinamoja e Zagrebit. Pra, përfaqësimi në Europë për korçarët këtë herë do të jetë më i gjatë se asnjëherë më parë, të paktën deri në muajin dhjetor.
Statistikat në Europë
UEFA Champions League
15 ndeshje (6f, 3b, 6h)
UEFA Europa League
2 ndeshje (1f, 0b, 1h)
Salihi zbret i dyti, e kalon izraeliti Zahavi
Pas 4 ndeshjeve të para të Championsit, Hamdi Salihi ishte në krye të listës së shënuesve, me 5 gola të shënuar. Por, pas ndeshjeve të fundit ai ka zbritur një vend më poshtë, pasi Eran Zahavi, futbollisti i Makabi Telaviv, ka shkuar në kuotën e 6 golave. Pas tij vjen Salihi, duke qenë i vetmi futbollist me 5 gola. Me 4 gola janë dy lojtarë. Kamara i Moldes dhe Wilde i TNS-së. Ndërkohë, Berisha ka shënuar 2 gola për kampionët.
Golashënuesit e Championsit
Eran Zahavi (M.Tel-Aviv) 6 gola
Hamdi Salihi (Skënderbeu) 5 gola
Ola Kamara (Molde) 4 gola
Michael Ëilde (TNS) 4 gola
Leigh Griffiths (Sëlltik) 3 gola
Mohamed Elyounoussi (Molde) 3 gola
Marko Pjaca (Dinamo Zagreb) 3 gola
Bernard Berisha (Skënderbeu) 2 gola
Mes 56 ekipeve, Skënderbeu i dyti
Një tjetër arritje për Skënderbeun janë fitoret në ndeshjet e deritanishme. Faqja e UEFA-s bën të ditur se mes 56 skuadrash, që kanë marrë pjesë në këto ture, Skënderbeu renditet në vend të dytë, pasi ka 3 fitore (një ndaj Krusejdërs dhe dy me Milsamin), ndërkohë që ka humbur dy ndeshje (me Krusejdërs në Belfast dhe së fundi ndaj Dinamos së Zagrebit). Me këto arritje Skënderbeu renditet pas Selltikut. Kampionët e Skocisë kanë 4 fitore në 5 ndeshje, ndaj dhe janë në vend të parë, kurse pas tyre vijnë kampionët e Shqipërisë. Më pas janë klube me emër në Europë, si Partizan i Beogradit, Dinamoja e Zagrebit, Bate Borisov, Makabi Telaviv dhe Malmo.
Renditja sipas fitoreve
Selltik 5 ndeshje (4f, 1b, 0h)
Skënderbeu 5 ndeshje (3f, 0b, 2h)
Partizan B.5 ndeshje (3f, 1b, 1h)
Astana 5 ndeshje (3f, 1b, 1h)
Bate B. 5 ndeshje (3f, 2b 0h)
M.Tel-Aviv 5 ndeshje (2f, 1b, 2h)
Dinamo Z. 5 ndeshje (2f, 3b, 0h)
Malmo 5 ndeshje (2f, 1b, 2h)
Apoel N. 5 ndeshje (1f, 2b, 2h)
4 lojtarë me minuta të plota deri tani
Një tjetër statistikë është ajo minutave të luajtura për çdo futbollist të skuadrave pjesëmarrëse deri tani në Champions. UEFA ka publikuar edhe këtë statistikë dhe Skënderbeu ka 4 futbollistë me minuta të plota. Bëhet fjalë për kapitenin Bledi Shkëmbi, mbrojtësin Marko Radas, mesfushorin Bakari Nimaga dhe portierin Orges Shehi. Pas tyre vijnë Berisha, Vangjeli dhe Salihi. Janë disa futbollistë, të cilët ende nuk kanë luajtur asnjë minutë. Përveç Salihit me 5 gola dhe Berishës me 2 gola, kanë shënuar edhe Nimaga, Latifi, Progni dhe Shkëmbi nga 1 gol.
Lojtarët në shifra
Bledi Shkëmbi 5 ndeshje 450 minuta 1 gol
Marko Radas 5 ndeshje 450 minuta
Orges Shehi 5 ndeshje 450 minuta
Bakari Nimaga 5 ndeshje 450 minuta 1 gol
Bernard Berisha 5 ndeshje 448 minuta 2 gola
Kristi Vangjeli 5 ndeshje 446 minuta
Hamdi Salihi 5 ndeshje 434 minuta 5 gola
Bajram Jashanica 4 ndeshje 360 minuta
Fransisko Duarte 5 ndeshje 327 minuta
Sabjen Lilaj 3 ndeshje 270 minuta
Liridon Latifi 4 ndeshje 264 minuta 1 gol
Gerhard Progni 5 ndeshje 170 minuta 1 gol
Renato Arapi 2 ndeshje 101 minuta
Ventsislav Hristov 3 ndeshje 92 minuta
Tefik Osmani 1 ndeshje 90 minuta
Leonit Abazi 2 ndeshje 46 minuta
Ademir Souza 3 ndeshje 21 minuta
Arbër Abilaliaj 2 ndeshje 2 minuta