Ballina Intervista EKSKLUZIVE/ “Dëmi u bë! Skënderbeu, një model larg… urrejtjes”, Gega: Të rrinë...

EKSKLUZIVE/ “Dëmi u bë! Skënderbeu, një model larg… urrejtjes”, Gega: Të rrinë të qetë në FSHF sepse…

177
0
Our Sponsor

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i Skënderbeut në tri javët e fundit të kampionatit. Ky është vendimi i marrë dje nga 58-vjeçari pas një bisede me presidentin Ardjan Takaj, në një kohë që skuadra zyrtarisht ka rënë nga Superiorja. Pak minuta para se të niste stërvitja e së enjtes në Korçë, trajneri ua ka komunikuar vendimin edhe lojtarëve. Ai u shfaq në kompleksin stërvitor jo si zakonisht me tutat e sportit, por me veshje zyrtare. Pavarësisht largimit nga posti i trajnerit të Skënderbeut, mësohet se Gega do të jetë sërish pranë klubit në formën e një këshilluesi teknik apo diçka më shumë se kaq. Gjithsesi, në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport” menjëherë pas ndarjes me skuadrën bardhekuqe, Gega foli pa dorashka rreth marrëdhënies me Skënderbeun, qytetin e Korçës, por edhe të ardhmen, që për trajnerin është mjaft e qartë, teksa pret një eksperiencë në elitë. Ai nuk ngurroi të bënte edhe një koment për gjobën e marrë nga Komisioni i Disiplinës, pasi e cilësoi ordiner arbitrin Enea Jorgji.

Profesor Gega, përse ky largim tri javë para fundit të kampionatit?

Ndiej keqardhje në fakt që nuk arrita të mbërrija dot tek ato objektiva që unë doja të arrija me ardhjen te Skënderbeu. Jemi munduar me shpirt dhe me sakrifica, korrektësi dhe mbi të gjitha “fair play” për t’i bashkuar të gjitha drejt një qëllimi. Unë jam i kënaqur me punën që bëmë, por njëkohësisht ndiej keqardhje për këtë ekip, për këtë klub dhe për këtë qytet që po rrëzohemi nga elita. Por, në të njëjtën kohë jam i lumtur që jam pjesë e Skënderbeut dhe e këtij qyteti. Më ka dhënë kënaqësi dhe respekt, kështu që këto gjëra për mua janë shumë të rëndësishme. Patjetër që ka qenë një sezon i gjatë dhe unë jam bërë pjesë në fund të këtij rrugëtimi, por goditja e fundit ishte ajo e Dinamos dhe nuk kishte më kuptim që unë të qëndroja.

Our sponsor

Duket sikur kjo aventurë e shkurtër në Korçë ka qenë si dashuri me shikim të parë për ju, qoftë për Skënderbeun si klub, njerëzit dhe Korçën si qytet…

Po normal, këtu turistët vijnë fundjavave dhe largohen me përshtypjet më të mira. Unë nuk jam korçar, nuk bëhem dot korçar, por që do të kisha qejf të bëhesha pjesë e mirë e historisë së Skënderbeut. Pavarësisht se ekipi zbriti nga Superiorja, unë kam bërë pjesën time. Nuk dua të bëj heroin, por kam dhënë gjithçka. Kjo mua më ka lidhur shumë me Korçën dhe lojtarët. Këtu është një qytet model i Shqipërisë, me ambientet fantastike, si dhe mbështetjen e klubit e bashkisë për këtë ekip. Model për Shqipërinë tonë, ku veç urrejtje ka, ndërsa në Korçë qetësohet njeriu.

Si për ironi, dje Komisioni i Disiplinës ju ka vendosur një gjobë prej 500 mijë lekësh të vjetër për shkak të deklaratës që bëtë për arbitrin Enea Jorgji. Keni një reagim për këtë?

Do ta paguaj gjobën. Edhe perceptimi në këtë vend se kush është gabim e kush jo, është pak i ndërlikuar. Unë me thënë të drejtën si natyrë nuk jam nga ata që fjalën e fundit e thonë në fillim, por u bënë shumë javë që penalizohem. Ndoshta marrëdhëniet, nuk e di si janë mes Skënderbeut, Federatës apo me sektorin e garave. Por, unë marr përgjegjësi të ekipit që drejtoj dhe mbrojtjen do ta bëj me përgjegjshmëri deri në fund. Nuk jam korçar, por isha pjesë e këtij klubi dhe si i tillë doja që secili të marrë atë që i takon. Nuk doja favore, por nuk mund të duroja padrejtësi. Në gjykimin tim shumë herë na hynë në hak. Përmenda emra, ndoshta nuk është mirë për dikë, por nëse dikujt i vjen keq për emrat që përmenda, duhet të ulë kokën e të reflektojë. Tani ka VAR, ritransmetime, moviolë e gjithçka tjetër. Megjithatë, dëmi ju bë Skënderbeut dhe Korçës, ndërsa për gjobën nuk ka asgjë, do ua paguaj në kohë, kështu që të rrinë të qetë.

Artikulli paraprakSkënder Gega largohet nga stoli, Gentian Liçi merr drejtimin e Skënderbeut
Artikulli tjetërKategoria e Parë do të jetë “flakë” dhe si Superiorja sezoni tjetër: Skënderbeu, Flamurtari, Lushnja, Apolonia dhe Dinamo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu