Our Sponsor
Sezoni i ri 2018-2019 do të çelet me ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Laçi. Kjo ndeshje është programuar të luhet më 12 gusht, një javë para nisjes së kampionatit.
FSHF-ja ka bërë të ditur me një njoftim në faqen zyrtare se ndeshja në fjalë është vendosur të zhvillohet në kryeqytet, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndeshja starton në orën 19:45.
Our sponsor
Në njoftimin e shkurtër të FSHF-së në facebook, shkruhet:
Federata Shqiptare u Futbollit ka vendosur që finalja e këtij edicioni të Superkupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Laçi, të luhet në datën 12 gusht, ora 19:45, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në kryeqytet.