Ballina Lajme Skënderbeu zyrtarizon miqësoren e radhës, nesër në Korçë ndaj ekipit kosovar

Skënderbeu zyrtarizon miqësoren e radhës, nesër në Korçë ndaj ekipit kosovar

38
0
Our Sponsor

Stafi teknik i Skënderbeut po punon gjatë kësaj periudhe për të konsolidimin e ekipit, pas ndryshimeve që kanë ndodhur me largimin e shumë titullarëve gjatë merkatos. Për këtë arsye, po zhvillohen shumë ndeshje miqësore, ku trajneri Shehi sheh se ku çalon skuadra dhe se ku ajo ka nevojë për përforcime.

Për nesër është programuar një miqësore me ekipin kosovar të Trepça ’89. Me këtë ekip klubi korçar ka marrëdhënie shumë të mira dhe shpesh shkëmben lojtarë.

Ndeshja në fjalë është planifikuar të luhet nesër, në orën 17:00, në stadiumin e Korçës. Më parë Skënderbeu ka luajtur me ekipin U-19, Renovën, Teutën dhe Maliqin. /

Our sponsor

Artikulli paraprakBregu flet si korçar: Skënderbeut iu bë padrejtësi, objektiv kemi titullin
Artikulli tjetërNga mbrojtja në sulm, Skënderbeu ka një “mal” me dilema në merkato

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu