Ballina Kampionati Rashica nuk do largohet nga Skënderbeu – ja çfarë thotë klubi korçar

Rashica nuk do largohet nga Skënderbeu – ja çfarë thotë klubi korçar

1401
0
Our Sponsor

Kosovari Emir Rashica nuk do të largohet nga ekipi i Skënderbeut në merkaton e verës

 

Burime të siguruara pranë klubit korçar thanë se për 20 vjecarin ka patur interesim nga disa klube të njohura por largimi i futbollistëve të tjerë nga ekipi i ka detyruar drejtuesit e skuadrës të ndalojne të paktën deri në fund të vitit daljen në merkato me futbollistë të tjerë, përfshi këtu 20 vjecarin e ekipit kombëtar shpresa.

Our sponsor

 

Gjatë gjithë këtyre ditëve është folur shumë për largimin e Rashices madje është folur edhe për ekipe që kërkojnë shërbimin e tij por zyrtarët e ekipit korçar pranojnë se kërkesat kanë qënë por nuk ka asnjë bisedë konkrete për transferimin e futbollistit në skuadra të tjera.

 

I njëjti burim tha se tek Skënderbeu priten me e pakta edhe dy futbollistë të tjerë që do i bashkohen grupit aktual të trajnerit Ivan Gvozdenoviç

 

Ndeshja e radhës për Skënderbeun është ajo në transfertë me Partizanin

Artikulli paraprakTrajneri Ivan Gvozdenoviç gati “kurthin” anti-Partizani!
Artikulli tjetërNuk do të ketë surpriza në formacion/ Gvozdenoviç u beson …

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu