Ballina Lajme Tjetër goditje për Skënderbeun, futbollisti i korçarëve këput ligamentin dhe mbyll sezonin...

Tjetër goditje për Skënderbeun, futbollisti i korçarëve këput ligamentin dhe mbyll sezonin para kohe

72
0
Fans – KF Skënderbeu
Our Sponsor
Lajme të këqija për Skënderbeun për pjesën e mbetur të kampionatit.

Sikur të mos mungonte pozicioni i vështirë që kanë në renditje, korçarët humbasin talentin shkodran, Ardit Nikaj, për 8 javët e fundit.


Dëmtimi i pësuar në ndeshjen e fundjavës së kaluar në Korçë ndaj Tiranës ka rezultuar më i rëndë nga sa pritej për 19-vjeçarin.

Our sponsor

[the_ad_group id=”184″]

Nikaj la fushën e lojës me barelë duke mos mundur të vijojë pjesën e mbetur të takimit.

Pas ekzaminimeve të kryera, dje lojtarit i është bërë me dije se ka këputje të ligamentit kroçiat të gjurit e për pasojë do t’i nënshtrohet operacionit.

Momentalisht sulmuesi ndodhet në Shkodër pranë familjes ku do të qëndrojë disa ditë pushimi për të qetësuar traumën e ligamentit pas goditjes së marrë në fushë.

Më pas pritet që t’i nënshtrohet ndërhyrjes në një prej klinikave private në kryeqytet.

Pas operacionit Nikajt do t’i duhen të paktën tre muaj kohë për rikuperim, çka do të thotë mbyllje e sezonit para kohe.

Sulmuesi ka një kontratë aktive me Skënderbeun edhe për dy sezone të tjera, ndaj pritet që të rikthehet pranë ekipit vetëm në fazën përgatitore verore.

Deri atëherë lojtari do të qëndrojë në vendlindje për të kryer terapitë e fazës së rikuperimit.

MUNGESAT – Për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit duket se Skënderbeu do të rikuperojë disa nga pjesët e veta të rëndësishme. Në kushte të tilla korçarët janë duke numëruar pjesët që i mungojnë për ndeshjen e radhës.

Rexhepi përgjatë këtyre ditëve ka zhvilluar normalisht stërvitje me ekipin dhe duket se dëmtimi i pësuar është veçse një kujtim i keq.

Pritet të shihet deri në fund të javës se si do të jetë gjendja e gjurit për të vendosur më pas se kush do të jetë titullar mes shtyllave.

Nga ana tjetër, edhe dy elementë të rëndësishëm shlyejnë pezullimin.

Zguro dhe Berisha do të jenë normalisht në urdhrat e trajnerit për ndeshjen e radhës. Kjo bën që korçarët të kenë një ekip më të plotë për Partizanin, ndaj edhe shpresat janë të mëdha.

Artikulli paraprakHumbja me Tiranën përjetohet si tragjedi, por Skënderbeu ka gati planin B
Artikulli tjetërSulm shterpë, Skënderbeu për rekord/ Korçarët po kalojnë momentin më të errët të 12 viteve të fundit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu