Ballina Kampionati EKSKLUZIVE/ Nimaga drejt shitjes, klubi i Superligës turke i bën ofertë zyrtare...

EKSKLUZIVE/ Nimaga drejt shitjes, klubi i Superligës turke i bën ofertë zyrtare Skënderbeut

31
0
Our Sponsor

Pasi shiti sulmuesin Xhejms Adeniji për 200 mijë euro te Qabala në Azerbajxhan, klubi i Skënderbeut po bëhet gati për një tjetër transferim të bujshëm. Bëhet fjalë për mesfushorin nga Mali, Bakari Nimaga, i cili prej kohësh është piketuar nga klubi për t’u shitur jashtë Shqipërisë.

Lilaj dhe Nimaga

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta në klubin korçar se presidenti Ardjan Takaj po negocion prej ditësh me turqit e Kasimpasa. Klubi i Superligës turke ka bërë një ofertë zyrtare te Skënderbeu për të marrë shërbimet e malienit, ndërkohë që paraprakisht ka rënë dakord me lojtarin, që është i gatshëm për t’u transferuar. Pretendimet e Skënderbeut mësohet se variojnë nga 250 deri në 300 mijë euro për kartonin e lojtarit. Bisedimet janë në rrugë të mbarë dhe gjasat janë që brenda kësaj jave të zyrtarizohet shitja.

Our sponsor

Nimaga

Mirëpo, në klubin korçar nuk duan të nxitohen, sepse për Nimagën ka interesim në rritje edhe nga skuadra ruse, azerbajxhanase dhe kazakistanase. “Skënderbeu ka qenë gjithmonë i hapur. Cili klub ka lekët gati, atëherë mund të vijë te ne dhe të paguajë për kartonin e lojtarëve. Nëse do të ketë oferta konkrete, me dashamirësi do të presim cilindo që interesohet për lojtarët tanë. Natyrisht do të shikojmë interesat tona si klub, por nuk do të ketë kufizim për asnjë futbollist.

Bakari Nimaga

Kjo është politika që kemi ndjekur për gjithë këto vite. Për momentin kemi disa oferta, por po i shqyrtojmë. Nëse do them emra tani, e sigurt që do të prishen bisedimet. Janë disa klube të huaja që duan lojtarët tanë, por kur të sjellin lekët, atëherë do të veprojmë”, ka thënë presidenti Takaj për gazetën.

Artikulli paraprakShehi merr miratimin e senatorëve, “topi” tani kalon tek Takaj
Artikulli tjetërTrajneri Shehi merr një lajm të mirë, qëndron një nga titullarët më të rëndësishëm

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu