Ballina Intervista “Skënderbeu nuk dorëzohet kurrë, tani është koha për… pushime”

“Skënderbeu nuk dorëzohet kurrë, tani është koha për… pushime”

104
0
Our Sponsor

Marko Radas mendon se ky trepikësh ka rritur ndjeshëm moralin e Skënderbeut. Edhe pse ajo humbje ndaj Laçit në mesjavë i detyroi që të humbisnin kreun, tashmë në kampin korçar është rikthyer entuziazmi. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes për “Panorama Sport”, kapiteni ka vlerësuar në maksimum angazhimin e ekipit.

radas

“Një fitore ndaj një kundërshtari të fortë është gjithmonë ajo që të bën të ndihesh më mirë dhe të rrit moralin për në vijim të sezonit. E tillë ishte edhe kjo me Flamurtarin që, për hir të së vërtetës, na vuri në vështirësi. Ne bëmë maksimumin në fushë dhe ka qenë një ndeshje më e luftuar, si fizikisht ashtu edhe teknikisht, ndoshta më shumë se ndeshja e fazës së parë”, tha fillimisht mbrojtësi, i cili më tej pranoi se kundërshtari i vuri në vështirësi. “Kjo tregon edhe një herë se ndeshjet nuk janë kurrë njësoj. Mund të them se Flamurtari ishte i vendosur mirë në fushë në pjesën e parë, ndërsa ne vuajtëm disi të qarkullonim topin. Kjo, edhe për shkak të agresivitetit të tyre. Në pjesën e dytë e bëmë më mirë dhe në fund u shpërblyem”, vazhdoi kroati.

Sipas kapitenit, kjo fitore u ka krijuar siguri dhe është momenti më i mirë për t’u relaksuar, duke shfrytëzuar pauzën prej kombëtareve. “Goli i shënuar në fund tregon se jemi një ekip që nuk dorëzohet kurrë, pavarësisht minutave të mbetura dhe kundërshtarit. Kjo të bën të ndihesh i sigurt për vijimësinë. Nga ana tjetër, pas një humbjeje, ishte reagimi që të gjithë donim dhe ia dolëm. Tani vjen pushimi i kampionatit dhe besoj se kemi nevojë për dy ditë pushim. Ndeshja e radhës ndaj Tiranës? Do të përgjigjem të mërkurën për këtë. Mos më bëni të harxhoj më shumë energji, duhet të pushojmë dy ditë, ndërkohë që unë mendohem për këtë përgjigje, ju prisni”, e mbylli me batutë përgjigjen e tij kapiteni i Skënderbeut, Marko Radas.

Our sponsor

 

Artikulli paraprakKrasniqi: E shpërbleva Shehin, akoma nuk na keni parë!
Artikulli tjetërOperohet Bregu, Ndërhyrja del me sukses

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu