Ballina Kombëtarja Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën prindërit e Alban Bushit

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën prindërit e Alban Bushit

680
0
Our Sponsor

Një aksident i rëndë automobilistik ka marrë jetën e një çifti shqiptar në Greqi. Ngjarja tragjike ndodhi në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria – Selanik, pranë Kouloura Imathias. Furgoni me targa PMX-8942, i drejtuar nga shtetasi grek, Marios Simitliotis, 47 vjeç, u përplas me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF, që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar, Ali Bushi.

 

Si pasojë e përplasjes, humbën jetën 75-vjeçari Ali Bushi dhe bashkëshortja e tij, 71-vjeçarja Bukurije Bushi.

Our sponsor

plagosur lehtë mbeti shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia greke.

 

Dy viktimat ishin prindërit e Alban Bushit, ish-futbollistit të Kombëtares Shqiptare dhe aktualisht trajner i Kombëtares U-21.

Artikulli paraprakGvozdenoviç: “Jam i mërzitur, rastet i krijuam, por kundër Partizanit pa pesë titullarë është e vështirë !”
Artikulli tjetërVllaznia fiton dhe merr kryesimin, Skënderbeu në “rënie të lirë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu