Me rikthimin edhe të Osmanit, Skënderbeu do të ishte më i plotë, pasi bëhen disa titullarë të sezonit të kaluar. Për më tepër, veterani korçar luan si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë.
Korçarët luajnë sot miqësoren e radhës, ku kundërshtar është Trepça ’89. Trajneri Orges Shehi do të shohë sërish gjendjen e të tijve, ndërkohë që ai kërkon nga drejtuesit e klubit edhe një mesfushor për ta pasur grupin të kompletuar.
Në testet e mëparshme skuadra korçare ka stonuar në sulm, por me ardhjen e Bregut duket se gjërat kanë ndryshuar në këtë repart. Tani që kthehet edhe Osmani, në ekip ka më shumë siguri, por për të arritur objektivat e sezonit të ri, kuptohet që stafi kërkon sa më shumë alternativa.
Në miqësoren e sotme do të krijohet një ide më e qartë se cila është gjendja reale e Skënderbeut dy javë para ndeshjes së parë zyrtare të sezonit të ri, Superkupës, që do ta diskutojë me Laçin.