Ballina Europe Skënderbeu shkruan historinë, Salihi legjendë e kampionëve

Skënderbeu shkruan historinë, Salihi legjendë e kampionëve

51
0
Our Sponsor

Fitohet dhe ndeshja e dytë me moldavët e tashmë jemi në fazën Play-off të Ligës së Kampionëve, por dhe shumë pranë fazës së grupeve

Gjergj Vyshka

SKËNDERBEU – MILSAMI 2-0

Our sponsor

SKËNDERBEU: Shehi, Jashanica, Vangjeli, Radas, Progni (75’Ademir), Nimaga, Eskuerdinja (46’Abazi), Lilaj, Shkëmbi, Salihi (78’Hristov), Berisha Trajner: M.Josa

Milsami: Mitu, Erhan (57’Gheti), Racu, Shedrak, Rasulov, Patras, Androniç, Belak (46’Bud), Banoviç, Kojokari, Antoniuç (67’Zarishniuk) Trajner: I.Osipenko

Gjyqtarë: A.Dias, R.Tavaresh, P.Soarez (Portugali)

Kartonë të verdhë: Eskuerdinja, Vangjeli, Ademir/Antoniuç

Karton i kuq: Androniç

Shënues: Salihi 16’, Progni 56’

 

Golat

16’ Nimaga ka gjuajtur në ecje e sipër nga rreth 25 metra, topi është grushtuar nga portieri Mitu, por që nuk është zotëruar si duhet dhe Salihi si nuhatës i golave e ka shtyrë topin në rrjetë. (1-0)

55’ Pasim i saktë i Vangjelit pas shpinës së mbrojtjes korçare, ka gjuajtur Progni, i cili ka qenë shumë pranë portieri Mitu dhe shënjestra e tij nuk është e gabuar. Rrjetë dhe goli i dytë, ka për Skënderbeun. (2-0)

Minutat

10’ Moldavët rrezikojnë me gjuajtje në ecje e sipër, në një distancë prej rreth 20 metrash, por për fatin e mirë të korçarëve gjithçka ka përfunduar jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Shehi. Autori i goditjes Patras.

14’ Milsami me dhjetë futbollistë, ndërsa Andronic ka bërë një ndërhyrje të ashpër në mesfushë ndaj brazilianit Eskuerdinja dhe portugezi Diaz e ka ndëshkuar me karton të kuq. Sepse e ka vlerësuar të rrezikshme si ndërhyrje, për fat shpëton mirë Eskuerdinja.

23’ Aksion model i Skënderbeut i nisur nga e djathta e sulmit prej Vangjelit, i cili ka pasuar për Prognin, ky për Salihin, që e ka kthyer dhe një herë topin për mesfushorin. Por ndërhyjnë mbrojtësit moldav, që largojnë rrezikun dhe vetëm goditje këndi për Skënderbeun. Portieri Mitu shmang rrezikun.

25’ Goditje dënimi për moldavët në të djathtë të sulmit, ka goditur direkt Patras, por Shehi e ka devijuar topin në goditje këndi. Janë disa goditje këndi për miqtë, por pa rrezik për Skënderbeun.

29’ Patras ka gjuajtur në ecje e sipër nga rreth 20 metra, topi është ndalur në shtyllën e majtë pingule të portës së mbrojtur nga Shehi dhe më pas është larguar.

39’ Kundërsulm i shpejtë i Skënderbeut, Salihi për Prognin, i cili ka krosuar nga e djathta e sulmit korçar, godet shkodrani me finte, por jashtë…

43’ Belak është pranë golit, teksa ka përfituar nga një pasim i gabuar i Vangjelit. Ka goditur lojtari i Milsamit, grushton Shehi dhe më pas largojnë mbrojtësit korçar.

45’+1 Ka goditur Lilaj brenda zonës së rreptësisë moldave, por ka pritur në pozicion portieri Mitu.

52’ Berisha ka tentuar roveshiatën brenda zonës së rreptësisë moldave, teksa ka tentuar spektaklin, por jashtë, ndërsa është i pakënaqur me veprimin e kosovarit trajneri Josa.

63’ Një top i ardhur nga e majta e sulmit korçar ka shkuar tek Salihi, i cili ka gjuajtur shpejt, por topi është prekur nga portieri Mitu dhe më pas ka rënë në shtyllën e djathtë pingule dhe goditje këndi për Skënderbeun.

64’ Kundërsulm i shpejtë i moldavëve, godet Patras, por ka pritur Shehi dhe Skënderbeu ka shpëtuar nga pësimi i golit.

73’ Shedrak, i gjendur në krahun e majtë të sulmit moldav, ka gjuajtur fort, por Shehi me majat e gishtërinjve e ka devijuar topin mbi tra dhe goditje këndi për Milsamin.

76’ Kundërsulm i shpejtë i Skënderbeut, Berisha ka shpërthyer nga e djathta e sulmit korçar, ka pasuar për Lilajn, i cili godet dy herë, por pret Mitu.

90’ Tjetër shpërthim i Berishës nga e majta e sulmit shqiptar, pason për Ademir, që i lirë përballë Mitus gjuan fort, por mbi traun e portës moldave.

Skënderbeu shkruan historinë, ndërsa Hamdi Salihi është përsëri legjendë e futbollit korçar. Ka shënuar përsëri, ndërsa e ka marrë përdore për ta çuar tashmë në fazën Play-off të Ligës së Kampionëve. Janë pesë gola të shënuar prej Salihit në katër ndeshje, ndërsa është shënuesi më i mirë i korçarëve në Ligën e Kampionëve. Por në përgjithësi është një paraqitje shumë e mirë e Skënderbeut, 3 fitore dhe një humbje. Me një golaverazh 10-4, teksa nga dhjetë gola katër janë shënuar nga Salihi. Ndaj ai sot, si një legjendë e Skënderbeut, është lojtari më i preferuar për t’u mbajtur. Por dje kualifikimi i Skënderbeut është dhe bërë të gjithë shqiptarët.

Pjesa e parë

Në fakt moldavët edhe duke luajtur me skemën 4-4-2 ishte sulmues me idenë që nuk do të ishte dorëzuar, por do të kërkonte surprizën. Por me lehtësi Skënderbeu e ka përballuar presionin e moldavëve dhe më pas ka ardhur goli i Salihit që ka lehtësuar të gjithë. Jo vetëm kaq, por kur moldavët kanë mbetur me dhjetë futbollistë atëherë gjërat kanë shkuar më mirë për korçarët në administrimin e avantazhit të krijuar. Pavarësisht ndonjë përpjekjeje të Patras, që disa herë e ka kërcënuar portën e Shehit, Skënderbeu e ka mbyllur pjesën e parë në avantazhin 1-0.

Pjesa e dytë

Ëndrra e korçarëve është bërë realitet i mundshëm me golin e dytë të Prognit, i cili ka mundur kështu skeptikët, të cilët nuk kanë besuar fort në forcat e tij. Ai e ka zëvendësuar denjësisht Latifin e dëmtuar, ndërsa goli i shënuar prej tij ka qenë si “qershiza mbi tortë”. Me idenë që është dhe ai i gatshëm për të shërbyer në ëndrrën evropiane të Skënderbeut. Në pjesën e dytë është për t’u dalluar loja e Berishës, i cili ka shërbyer për të gjithë. Që nga Lilaj, Ademir apo dhe të tjerët janë vënë në pozicion shënimi. Por nuk ka pasur gola të tjerë. Përfundimisht Skënderbeu është në play-off të Ligës së Kampioneve, ndërsa festa ka qenë e madhe në rrugët e Elbasanit për të vijuar më pas në Korçë. Sepse Skënderbeu është legjendë për të gjithë futbollin shqiptar, atje ku një emër për të gjithë mbetet Hamdi Salihi.

Artikulli paraprakJosa këmbëngul: S’ka mbaruar asgjë, kemi dhe 90 minuta loje
Artikulli tjetër“Çmendet” Takaj, premton 1 milion euro për Champions League!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu