Futbollisti është prezantuar fillimisht nga drejtori i klubit Ilirjan Përmeti, i cili ka thënë fjalët më të mira për lojtarin duke e quajtur një investim të madh të klubit. Sipas tij, sulmuesi pritet të bëjë diferencën në kampin bardhekuq. Duke mbyllur kështu edhe merkaton e ekipit për në Champions Ligë.
Vini nga Rijeka, por ku e ka pasur ecurinë më të mirë Hristov?
Po e drejtë vij nga Rijeka, por kulmin e karrierës mendoj se e kam pasur te Beroe në Bullgari. Atje ku kam arritur të fitoj edhe Kombëtaren. Në këtë ekip jam konfirmuar si futbollist dhe kam fituar një sërë trofesh