Ballina Lajme “Ujqërit e dëborës” fillojnë organizimin për në Belfast

“Ujqërit e dëborës” fillojnë organizimin për në Belfast

289
0
Our Sponsor

Tifozët e Skënderbeut janë duke menduar së pari për ndeshjen e parë të Championsit, atë të 14 korrikut, ku pa dyshim pritet një organizim super, por që dje ka filluar edhe organizimi për ndeshjen e kthimit, atë të 21 korrikut, në Belfast. Në fakt, largësia e madhe bën që çmimi për të mbështetur Skënderbeun deri në Belfast të jetë i kripur. Plot 500 euro do t’u kushtojë tifozëve të Skënderbeut, të cilët kanë dëshirë ta ndjekin skuadrën e zemrës në këtë transfertë të largët.

Gjithmonë nëse grupi do të jetë i plotë, do të vendoset një charter në dispozicion të ultrasve të Skënderbeut. Ja cila ka qenë thirrja e djeshme për tifozët e Skënderbeut nëpërmjet faqes së tyre zyrtare në “facebook”: “Kush ka dëshirë për të udhëtuar me ekipin drejt Irlandës së Veriut, në ndeshjen e kthimit, të kontaktojë me drejtuesit e shoqatës. Në dispozicionin tonë do të jetë një avion charter. Bileta e avionit vajtje-ardhje do të jetë 500 euro për person”.

Artikulli paraprakHristov: Më bindën Roshi e Balaj të vija në Korçë, me Salihin shkojmë në grupe
Artikulli tjetërJosa teston formacionin, Progni në vend të Lilajt

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu