Ballina Europe Lista Champions, Skënderbeu federon edhe Olainkën

Lista Champions, Skënderbeu federon edhe Olainkën

46
0
Our Sponsor

Skënderbeu zyrtarizon listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Dinamos së Zagrebit, që do të luhen më 19 dhe 25 gusht. Surpriza në federimet e bëra në UEFA është përfshirja e sulmuesit Peter Olainka. I kthyer në çështje te korçarët, nigeriani është federuar, edhe pse nuk ndodhet pranë skuadrës prej muajsh. Lojtari ka vendosur jo pak në siklet drejtuesit e klubit, por gjithsesi ka premtuar se do të rikthehet. Ndërkohë, në listën e dorëzuar nga klubi bardhekuq është vendosur edhe portieri Denis Troshupa, i cili mendohet se do të zërë vendin e Llapanjit, duke qenë kështu rezervë e Shehit ndaj Dinamos.

Drejtuesit e Skënderbeut kanë lënë jashtë listës Champions mbrojtësin Tefik Osmani dhe mesfushorin Bujar Shabani. I pari ka përfunduar në listën rezervë, për shkak se mund të mos jetë i gatshëm si pasojë e dëmtimit të disa ditëve më parë. Në fakt, mbrojtësi është nisur dje drejt Athinës, ku do të bëjë një tjetër rezonancë për të parë sesi ka ecur rikuperimi. Ndërsa kosovari është lënë jashtë kësaj liste, për vetë faktin se mesfusha është shumë e populluar dhe rivaliteti për një vend bën që dikush të hapë krahun.

Stërvitja – Skënderbeu mbylli dje përgatitjet në Durrës dhe është gati për finalen e Superkupës ndaj Laçit. Korçarët, për rreth një orë, aplikuan gjithçka, duke filluar nga goditjet standarde, sulmet nga krahët, por edhe loja në mbrojtje. Menjëherë pas nxehjes, trajneri Mirel Josa filloi ekzekutimin e skemave që ai kishte në mendje dhe që kërkonte vazhdimisht nga të besuarit e tij. Gjithçka filloi me goditjet standarde. Lojtarët, të ndarë në dy grupe, mbrojtës dhe sulmues, u grumbulluan para portës së mbrojtur nga Shehi, ku kishin për detyrë ose të largonin topin nga zona ose ta dërgonin në rrjetë, sipas roleve respektive. Pas disa tentativave me këtë skemë, vendin e zë ndeshja e provës brenda grupit. Në njërën anë Josa rreshtoi lojtarët që, me shumë mundësi, do ta nisin ndeshjen si titullarë ndaj Laçit dhe, në anën tjetër, ata që priten të lihen pushim ose do të jenë në stol.

Our sponsor

 

Artikulli paraprakLatifi si shumë “yje” të botës, e shëron “magjia” e Marijanës
Artikulli tjetërSkënderbeu-Dinamo, test për Shqipëri-Serbi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu