Dhimbja është ende prezente dhe kjo duket qartë nga rivendosja e heshtjes për shtyp, që u hoq vetëm një ditë para takimit që u luajt kundër kurbinasve. Të izoluar në Durrës dje larg mediave, është ky vendimi që kanë marrë drejtuesit dhe stafi për të rikthyer besimin dhe spostuar totalisht vëmendjen te Kupa e Shqipërisë. Humbja nuk është harruar kurrsesi, pasi edhe vetë presidenti Ardjan Takaj ka vendosur që të mos flasë pas këtij takimi, duke u munduar të mos shprehë zhgënjimin dhe të shmangë kështu kritikat.
Situata
Pas humbjes me Laçin, situata në kampin bardhekuq është e acartë. Askush nuk thotë asgjë në lidhje me humbjen “e turpshme” në Laç. Edhe pse sipas programit ditën e djeshme duhej të bëhej analiza para ekipit, një gjë e tillë është shmangur me qëllim që të mos shkaktojnë asnjë dëm tek ekipi në prag të ndeshjes me Kukësin dhe në një javë shumë të rëndësishme për objektivat. Ditën e sotme pritet të ketë një takim mes ekipit, stafit dhe presidentit Takaj për të sheshuar situatën dhe për të evidentuar problematikën e humbjes në Laç.
Besimi
Pavarësisht se humbja ka qenë e rëndë në kampin bardhekuq, të gjithë nuk e kanë humbur besimin te rikthimi dhe përmbysja pas kësaj ndeshjeje mjaft të dobët. Duke parë se janë në heshtje shtypi, një pjesë e madhe e lojtarëve bardhekuq në konfidencë shfaqin hapur besimin që kanë për të rimarrë kreun, edhe pse janë mundur në Laç. Pavarësisht se vëmendja në këto momente është e përqendruar tërësisht në ndeshjen e Kupës kundër Kukësit, ku do të kërkohet marrja e një rezultati pozitiv për të hedhur një hap drejt finales në Kupën e Shqipërisë, çështja e kampionatit është e nxehtë. Kujtojmë që të dielën vjen sfida me Partizanin, një tjetër rival për titullin. Një pjesë e mirë e lojtarëve bardhekuq janë të mendimit se, duke filluar nga ndeshja e radhës, do të vijë kthesa. “Është e vërtetë që ky gabim në këtë pikë të kampionatit është shumë i rëndë dhe vë në rrezik kampionatin, por ne jemi të bindur se edhe në shtatë javët e mbetura do të dimë të rifitojmë sërish vendin e parë dhe kampionatin. Ne besojmë sërish te titulli kampion”, thekson një pjesë e bardhekuqve.
Përgatiti: LLAZI SARO
Perjete me ty #Skenderbe
we never new about Isa Jamiu Olalekan signing any contract with your team, but we will investigate.
ne kurrë nuk e dinte për Isa Jamiu olalekan të nënshkruajnë kontratat me ekipin tuaj, por ne do të hetojë.