Ballina Intervista Berisha: Skënderbeu është kampion absolut

Berisha: Skënderbeu është kampion absolut

31
0
Our Sponsor

 

Lojtari më ekspresiv te bardhekuqtë mendon se titulli tashmë nuk duhet diskutuar. Sipas tij, trofeu ka marrë “rrugën” drejt Korçës dhe nuk mund të kthehet pas

 

Our sponsor

“E kam thënë që ditën e parë që firmosa për Skënderbeun se kjo skuadër do të shpallet kampione. Vazhdoj ta them dhe tani besoj se fjalët e mia i mbështesin të gjithë, sepse duket qartë se kush është skuadra më e mirë dhe që e meriton të shpallet kampione”, – thekson mes të tjerash në intervistën për “Sport Ekspres” mesfushori Bernard Berisha, i cili shënoi golin e tretë në fitoren me Partizanin. Pas çdo goli, me veprimet e tij, ai bën që të gjithë të kalojnë në delir. Berisha do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Apolonisë, por kjo pak rëndësi ka për të, pasi e rëndësishme është që në ndeshjet vendimtare të jetë.

– Berisha, jeni më i qetë pas asaj fitoreje ndaj Partizanit?

– Pse kush mendonte se nuk do ta mundnim Partizanin? Të gjithë e dinë se kush është Skënderbeu. Partizanin edhe në fazën e dytë e mundëm 3-0 në Korçë dhe këtë herë nuk bëmë gjë tjetër, veçse shënuam dy gola më shumë. Nuk është ndonjë çudi që fituam, pasi Partizanin e kemi mundur dy herë, ndërsa në kryeqytet një herë na mundi minutën e fundit me 11-metërsh dhe në fazën e tretë barazuam 0-0. Pra, duelet me këtë ekip i kemi fituar.

– Kaq i sigurt ishit që do ta fitonit këtë ndeshje, pasi Partizani është një skuadër e fortë?

– Jam shumë i sigurt për skuadrën time dhe tek ajo që ne japim në fushë. Jemi skuadra më e mirë e Superligës dhe këtë as që e diskutoj. Duke pasur këtë besim, arritëm të tregonim se jemi më të mirët dhe e mundëm Partizanin, edhe me mungesa të shumta.

– Mund të na thoni fitoi Skënderbeu apo të kuqtë nuk ishin në një ditë të mirë?

– Në katër ndeshjet e sezonit me të kuqtë kemi marrë 7 pikë, ndërkohë që Partizani 4. Këtu duket se jemi superiorë. Por në atë ndeshje nuk lamë asnjë hapësirë dhe shfrytëzuam më së miri mundësitë që na u dhanë. Prandaj fituam, madje bindshëm.

– Shënuat golin e tretë, që “vulosi” fitoren, vetëm 20 sekonda pas startit të pjesës së dytë. Si u ndjetë?

– U ndjeva vërtet mirë dhe e prisja të shënoja. Kisha gjithë javës që u thosha edhe shokëve në stërvitje se do të shënoja dhe e bëra. Golat në ndeshje të tilla vlejnë dyfish. U ndjeva shumë mirë, kur pashë topin në rrjetë dhe vrapova të ndaja gëzimin me të gjithë tifozët, sepse ata na mbështetën shumë.

– Skënderbeu kthehet sërish në krye. Mendoni se nuk do ta lëshojë më vendin e parë?

– Një gjë e tillë do të ndodhte. Të gjithë e prisnim, sepse ekipet e tjera nuk mund ta mbajnë presionin. Tani jemi në krye dhe të tjerat i shikojmë nga lart.

– Por ju vetëm një javë më parë zbritët në vend të dytë. Pse këto luhatje?

– Në futboll lejohen edhe gjëra të tilla, por e rëndësishme është vazhdimësia. Në gabuam në Laç dhe humbëm një ndeshje, që kurrsesi nuk e mendonim të humbur, duke parë si rrodhën ngjarjet. Ishte vetëm një ditë e errët. Tashmë flasim si kryesues, kur kanë mbetur edhe 6 javë. Nuk e vë në diskutim që do ta mbyllim të parët. Po them një të vërtet, që e dinë të gjithë.

– Po për Kupën, çfarë mendoni?

– Në ndeshjen e parë humbëm në Kukës me një gol dhe gjithçka është e hapur. Do ta luajmë në shtëpi ndeshjen e kthimit dhe këtu nuk do të falim. Do të jemi në finale.

– Cili është rivali juaj kryesor?

– Nuk shoh asnjë skuadër rivale për Skënderbeun. Rivale kemi vetëm veten.

Artikulli paraprakKushta: Stafi më i dobët në historinë e Flamurtarit, titullin e meriton Skënderbeu
Artikulli tjetërPërmeti: Skënderbeu mbërrin i pari në finish

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu