Ballina Europe Vllaznia-Skënderbeu, çifti që do të shtyhet

Vllaznia-Skënderbeu, çifti që do të shtyhet

46
0
Our Sponsor

Klubi “Skënderbeu” ka konfirmuar dje zyrtarisht shtyrjen e ndeshjes së javës së parë të Superligës. Duke parë kalendarin e Skënderbeut dhe ecurinë e tij në Champions, Federata Shqiptare e Futbollit, ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të të gjitha çifteve të tjera të javës së parë, por vetëm të çiftit Vllaznia-Skënderbeu. Ka qenë klubi kampion, që ka dërguar edhe shkresën zyrtare në FSHF, duke kërkuar shtyrjen e ndeshjes dhe federata e ka miratuar. Për momentin, nuk kemi një datë të caktuar për zhvillimin e ndeshjes në fjalë. Me sa duket, Skënderbeu sezonin e ri futbollistik do ta nisë në shtëpi, me ndeshjen e javës së dytë me Kukësin, që pritet të luhet më 29 gusht. Vllaznia-Skënderbeu ishte planifikuar të luhej më 22 gusht, por kujtojmë se tri ditë më vonë, pra më 25 gusht, do të luhet ndeshja e kthimit me Dinamon e Zagrebit dhe sigurisht që koha ishte e pamjaftueshme. Kështu, është e drejtë shtyrja e ndeshjes së javës së parë për korçarët, të cilët po shkruajnë historinë e futbollit shqiptar në Europë.

Artikulli paraprak“Spiuni” kroat i Superkupës: Skënderbeu m’u fsheh
Artikulli tjetërMbërrin edhe Salihi, kompletohen kampionët

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu