Our Sponsor
Nuk ka asnjë akord mes Skënderbeut dhe Partizanit për numrin e biletave. Madje dje, burime të sigurta në klub bënë me dije se nuk e kishin idenë se nga kush kishin marrë konfirmim drejtuesit e Partizanit që lajmëruan se janë vënë në dispozicion 2000 bileta për tifozët e tyre.
Drejtori i klubit Skënderbeu, Ilirjan Përmeti, ka përsëritur se në dispozicion të tifozëve nga kryeqyteti do të ketë vetëm 300 bileta aq sa thotë rregullorja, asnjë më shumë. Nga burime zyrtare pranë klubit bënë me dije dje dy detaje tepër të rëndësishme.
Së pari, të shtunën drejtuesit e Partizanit kishin kërkuar nga kompania e biletave të prenotonin 2000 copë, pavarësisht se nuk kishin rënë dakord me drejtuesit e klubit pritës..
Our sponsor