Ballina Kampionati Muzaka injoron rivalët: Jemi sërish për titull

Muzaka injoron rivalët: Jemi sërish për titull

39
0
Our Sponsor

Skënderbeu është duke u kolauduar për ndeshjen e parë sezonale në Superkupë ndaj Laçit dhe duket se gjithçka është gati për këtë takim. Në të tilla kushte, optimizmi është në majë nga vetë fakti se korçarët do të luajnë për trofeun e parë sezonal. I këtij mendimi është edhe Gjergji Muzaka, i cili para mediave shpreh bindjen se do të jetë një ekip kompetitiv dhe do të garojë për titull, ndërsa thekson se kjo ndeshje ndaj Laçit do të japë përgjigje rreth formës që po kalon Skënderbeu pas fazës përgatitore.

Muzaka, si ju duket ky Skënderbe i riformatuar?

Our sponsor

Personalisht ndihemi mirë dhe mund të them se është një ekip i mirë, të paktën me ato që kemi parë deri tani, por do të duket kur të fillojë sezoni tamam, kur të fillojë gara e vërtetë. Deri tani kemi qenë në fazë përgatitore dhe e kemi quajtur fazë kolaudimi, e cila duket se na ka shërbyer mjaft mirë dhe po ecim mirë. Gjithsesi, pritet që gjithçka të shihet në momentet e para të nisjes së sezonit.

Tani është radha e ndeshjeve zyrtare, gjithçka nis me Laçin. Si e shikoni këtë takim?

Pavarësisht se bëhet fjalë për një trofe simbolik, është i rëndësishëm përsa i përket moralit të skuadrës. Superkupa nuk ka vlerë monetare, por mbetet trofe i rëndësishëm dhe është mirë kur ekipi e nis sezonin me një të tillë. Përveç kupës mbetet një takim, i cili do të na japë shumë përgjigje përsa i përket ndeshjes së parë të kampionatit, për të parë se deri në çfarë pike jemi.

muzaka

Me Shehin jeni i stabilizuar në formacion apo do të jeni lojtari xhol i Skënderbeut?

Pak a shumë do të jem lojtari që kam qenë sezonin e kaluar, duke luajtur në atë pozicion. Sigurisht që, nëse ekipi do të ketë nevojë për mua, do të mundohem të jap më të mirën në çdo pozicion që do të ketë nevojë trajneri Shehi.

Si i shikoni ekipet e tjera rivale në këtë sezon të ri?

Të them të drejtën, nuk kam pasur shumë kohë që të studioj ekipet rivale dhe të tjerat për shkak se kemi qenë të përqendruar në punën tonë dhe po shohim vetëm punën tonë. Do t’i njohim më shumë rivalët në ndeshjet direkte që do të kemi me ta.

A mendoni se do të jeni në garë për titull?

Skënderbeu është ekip i ndërtuar, që të luajë gjithmonë për titull kampion dhe normalisht është një objektiv që ne e kemi çdo vit. Edhe këtë sezon do të jemi pretendentë për titullin kampion dhe do të luftojmë që të sjellim trofeun në Korçë.

Muzaka 2

Është i mundur ky objektiv?

Mendoj se po, për vetë faktin se me këtë ekip që kemi nuk besoj se do të kemi shumë diferenca me ekipet e tjera. Duket se nuk ka dallime me skuadrat e tjera, që janë rivale për titull dhe jemi gati që të bëjmë mirë gjithçka që na jepet.

Si e parashikoni këtë sezon?

Shpresoj që të jetë pozitiv për ne, por pritet një garë e fortë dhe e gjatë. Ne do të bëjmë punën tonë sa më mirë të jetë e mundur. Kemi cilësi në ekip dhe do të bëjmë gjithçka për të marrë sërish titullin

Artikulli paraprakShehi fikson titullarët, ja dilemat në formacion para Laçit
Artikulli tjetërKrasniqi: Më të fortë se Partizani, dua ta nis me gol

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu